Bota12 Maj 2019, 21:24

Këngëtarja e njohur publikon videon emocionuese, momente nga ardhja në jetë e vajzës

Shkruar nga Pamfleti
Këngëtarja e njohur publikon videon emocionuese, momente nga ardhja

Këngëtarja e njohur publikon videon emocionuese, momente nga ardhja në jetë e vajzës

Ajo zhvilloi dasmën e saj në korrik 2016 dhe lindi vajzën në prill 2018. Por Ciara kishte vendosur që me publikimin e klipit të ri “Beauty Marks” të na zbulonte disa video nga këto momente të veçanta.

Videoklipi është drejtuar nga vetë ajo dhe nis me Ciarën që qëndron në altar krahë bashkëshortit, Russell Wilson duke bërë premtimet për të gjithë jetën. Gjithashtu, dhe djali i tyre, Future Zahir Wilburn shfaqet në video duke i dhënë unazat. Me shumë buzëqeshje, por edhe lotë ky është ndër ata momentet që mbetet gjithnjë në kujtesën tonë.

Këngëtarja ka vendosur të ndajë dhe disa sekonda nga momenti kur nga lindja e vajzes, Sienna. Dhimbjet që përjeton justifikohen kur mban në krahë një fëmijë, dhe momenti i parë kur Ciara dhe partneri u takuan për herë të parë me vajzën shfaqet në video dhe këtu hyn në punë ajo shprehja: “I’m not crying, you are!”

“Qëllimi im gjatë procesit të regjistrimit të këtij albumi ishte të kujtoja veten që shenjat që merr gjatë jetës janë në fakt shenja bukurie. Fatkeqësitë përfundojnë duke të dhënë urtësi dhe karakter, dhe të mbijetosh gjatë gjithë këtyrë sfidave të bën më të fortë. Ky album është për të festuar rrugëtimin që të çon tek ato momentet e shenjave të bukurisë.”- është shprehur Ciara për E!Online.

Dhe klipi që zgjat rreth 7 minuta është vërtetë emocionues, falë të gjithë këtyre momenteve të kapura nga jeta reale.

Bota Ciara vajza Video