Aktualitet10 Qershor 2018, 18:29

Keni çrregullime me hormonet, 5 ushqimet që do t’ju zhdukin ilaçet

Shkruar nga Pamfleti
Keni çrregullime me hormonet, 5 ushqimet që do t’ju zhdukin

Keni çrregullime me hormonet, 5 ushqimet që do t’ju zhdukin ilaçet

Çekuilibri hormonal mund të jetë njëri nga shkaktarët që keni shtuar në peshë, prandaj duhet të keni kujdes mbi mënyrën se si ushqeheni për të balancuar hormonet.

Disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë çekuilibrin hormonal tek femrat janë: dhimbje koke të vazhdueshme, luhatje të peshës, fryrje të barkut, cikël menstrual të parregullt, rrahje të shpeshta zemre etj.

Kombinimi perfekt i ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm. Këto janë pesë ushqimet më të mira për shëndetin e gruas:
Kosi – Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas.

Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Peshku – Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

Perimet e pasura me antioksidues – Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Erëzat –Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

Avokado – Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Shendeti