Aktualitet20 Prill 2019, 15:21

Keni shenja në fytyrë? Ju sugjerojmë maskën me produkte natyrale

Shkruar nga Pamfleti
Keni shenja në fytyrë? Ju sugjerojmë maskën me produkte

Keni shenja në fytyrë? Ju sugjerojmë maskën me produkte natyrale

Ju e dini se shenjat që shfaqen në fytyrë mund të kenë shkaqe të ndryshme. Në fakt, në raste të caktuara këto shenja mund të jenë shkaktuar si pasojë e problemeve me mëlçinë. Nga ana tjetër, njollat gjithashtu mund të zhvillohen për shkak të pigmentimit të tepërt, për shkak të konsumimit të disa tabletave, apo dhe për vetë shakakun se nuk vendosni mbrojtjen e duhur gjatë ekspozimit në diell. Më poshtë po ju sugjerojmë një maskë natyrale për të kuruar këtë lloj problemi.

Ju duhet:

Një lugë çaji me lëng limoni të freskët

Një lugë çaji mjaltë

Gjysmë lugë çaji arrëmyshk

Gjysmë lugë çaji pluhur kanelle

Tani shikoni se si duhet ta përgatisni dhe ta përdorni.

Hapi 1. Gjëja e parë që duhet të bëni është gjetja e një ene të vogël që të mund të përzieni me kujdes të gjithë përbërësit e përmendur.

Hapi 2. Sapo të keni arritur një masë homodhene dhe të trashë, përdoreni këtë maskë natyrale mbi fytyrë, duke shmangur zonën e syve dhe buzëve.

Hapi 3. Kur përfundoni aplikimin në të gjithë zonën e prekur, duhet të prisni që përzierja të veprojë në lëkurë për rreth njëzet minuta.

Mos harroni:

Kjo maskë e fytyre, mund ta aplikoni të paktën dy herë në javë, në rreth dy muaj rresht.

Rekomandime të rëndësishme

Nëse jeni një person me lëkurë të ndjeshme, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të vendosni këtë maskë fytyre.

Shendeti Maske fytyre Produkte natyrale