Kërcasin plumbat në Mat, 2 të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Shëlli të Matit.

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Dy punonjësit e bashkisë së janë qëlluar nga një person dhe po punohet për kapjen e tij.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti