Kronike21 Tetor 2018, 17:48

Kërcasin sërish plumbat në Mat, plagoset i riu

Shkruar nga Pamfleti
Kërcasin sërish plumbat në Mat, plagoset i riu

Konflikti mes dy personave ka përfunduar me plagosjen aksidentale të një djali të ri në zonën e Matit. Sipas raportimeve paraprake, dy persona me inicialet O.D dhe E.C janë konfliktuar me njëri-tjetrtin te vendi i quajtur kryqëzimi i Koliqit, ndërsa O.D dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

I plagosur aksidentalisht ka mbetur 20- vjeçari me inicialet M.M, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen. Sakaq policia ka shpallur në kërkim dy personat e përfshirë në ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak i policisë:

Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

 

Plagosja vjen pas krimit makabër me 3 të vrarë në fshatin Shëlli të Matit ku gjithëçka nisi për një shuplakë. Punonjësit e bashkisë së Matit, ishin duke punuar për shtrimin e rrugës së fshatit, kur një banor i zonës, Kujtim Hoxha, 54 vjeç u konfliktua me ta. Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme 36-vjeçari Mentor Hoxha, shofer fadrome me banim në fshatin Burgajet, dhe u plagosën rëndë punonjësi tjetër Erzen Aliaj 49 vjeç, banues në Burrel dhe Hamit Buçi 43 vjeç shofer kamioni, banor i fshatit Shëlli, të cilët gjetën vdekjen pak më vonë në spital.

Po ashtu vetëm katër ditë më parë në fshatin Bushkash u plagos shtetasi Gjovalin Rica. Mësohet se Rica është kryetar i seksionit të PD-së në njësinë administrative Ulzë.

 

Kronike Mat