

Në artikullin me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar këtë të enjte me autor gazetarët e Fox News, Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë të këtij shteti i kanë thënë që të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.
Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit bë Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.
Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.
Teksa tha se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, shtoi gjithashtu për Fox News: “Nuk kam frikë”.
more recommended stories
Sandër Lleshaj thirrje Bashës, Berishës e Kryemadhit: Jo dhunë, dëgjoni zërin e SHBA-BE
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka.
Sa do të zgjasë protesta? Basha: Atë e dinë qytetarët
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha.
Mediat e huaja vendosin theksin tek dhuna, ja si e paraqesin ato protestën
Protesta e ditës së sotme nuk.
“Zëri i Amerikës”: Mijëra qytetarë tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Garda i largon me pompa uji dhe gaz lotsjellës
Në Tiranë ka nisur protesta e.
Leave a Comment