Politike 5 Korrik 2019, 16:26

Kërcënimi ndaj Zgurit, Paloka: Kush zbaton ligjin në Shqipëri rrezikon jetën nga bandat e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimi ndaj Zgurit, Paloka: Kush zbaton ligjin në

Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, nënkryetari i këtij subjekti politik ka akuzuar Edi Ramën dhe qevrinë përsa i përket këcënimeve me jetë ndaj Kryetarit të KQZ, Klement Zguri.

Sipas Palokës, kërcënimi ndaj Zgurit vjen pikërisht pasi ky i fundit kërkoi që të kryhej një hetim administrativ për dyshimet që janë ngritur mbi punën e KQZ për manipulim të rezultatit zgjedhor në 30 qershor, me qëllim rritjen artificiale të pjesëmarrjes.

“Në Shqipërinë e Edi Ramës, kushdo që përpiqet të zbatojë ligjin, përballet me kërcënimet për jetën nga bandat e kryeministrit. Sot kanë kërcënuar me jetë kreun e KQZ  dhe familjen e tij,  PD kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien para drejtësisë të banditit që ka kërcënuar kreun e KQZ.  Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar  edhe profesor Aurel Plasarin. Kjo është frymë me të cilën Rama ka organizuar 30 qershorin.Duke konsideruar Edi Ramën si përgjegjësinë e vet, PD paralajmëron kryeministrin të tërheqë  gangsterët që ka lëshuar rrugëve, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka” – tha ndër të tjera Paloka.

Politike