Sport 8 Maj 2018, 14:45

Kërcënohet ashpër futbollisti i famshëm shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënohet ashpër futbollisti i famshëm shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, para një viti ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ai nuk pranoi të luante ndaj Tiranës pasi skuadra që do humbte, binte nga Kategoria.

U duk një vendim zemre, megjithëse jo profesional. Megjithatë Bakaj që aktualisht luan në Bjellorusi ka treguar çfarë ka ndodhur realisht. Në faqen e klubit, ai ka zbuluar se ishte më shumë se një çështje zemre.

“Kanë filluar të më bëjnë presion nga Tirana. Më thoshin se do ishte mirë të mos kthehesha në Tiranë në qoftë se do të luaja. Tirana është qyteti im i lindjes, atje kam shtëpinë. Në njërën anë kërcënimet, në anën tjetër krerët e Vllazninës më insistonin që të merrja pjesë në këtë duel. Unë fola me trajenrin dhe vendosa se do të ishte më mirë mos të merrja pjesë. Ajo ndeshje mund të kalonte në ekstrem në çdo moment.”,- deklaron Bakaj.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport