Bota19 Prill 2019, 17:43

“Kërcënohet” nga Korea, Sekretari i Shtetit Amerikan: Politika e SHBA nuk do të ndryshojë

Shkruar nga Pamfleti
“Kërcënohet” nga Korea, Sekretari i Shtetit Amerikan:

“Kërcënohet” nga Korea, Sekretari i Shtetit Amerikan: Politika e SHBA nuk do të ndryshojë

Mike Pompeo, sekretari i Shtetit Amerikan ka thënë se SHBA do të vazhdojë me politikën e saj për të denuklearizuar Korenë e Veriut.

Deklarata vjen 24 orë pasi Penjani deklaroi se nuk do ta mirëpresë më sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeon.

 “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të negociuar. Në krye të ekipit tonë qëndron presidenti Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe unë do ta vazhdojmë përpjekjet maksimale për të denuklearizuar Korenë e Veriut.”, ka thënë Pompeo.

Sekretari i Shtetit Amerikan ka deklaruar se ShBA do të vazhdojë përpjekjet për të denuklearizuar shtetin koreanoverior.

Bota Sekretari i shtetit amerikan SHBA Shteti koreanoverior