Aktualitet15 Tetor 2019, 10:51

Kërcënonte kolegen nëpërmjet telefonit, arrestohet gazetari 26-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënonte kolegen nëpërmjet telefonit, arrestohet gazetari

Kërcënonte kolegen nëpërmjet telefonit, arrestohet gazetari 26-vjeçar

Gazetari 26 vjeçar Sadik Sejdinaj  i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia. Sadik Sejdinaj, ka kërcënuar kolegen e tij, shtetasen me iniciale A.T. Sipas instancave njoftohet se Sejdinaj ka keqpërdorur telefonatat duke shkaktuar panik tek kolegia e tij gazetare.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Sejdinaj është gazetar i disa mediave online. 26-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares.

Njoftimi zyrtar:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Aktualitet arrestohet gazetari 26-vjeçar Kërcënonte kolegen nëpërmjet telefonit