Kërkesa e FBI dhe DEA për Arta Markun

Arta Marku kaloi Vettingun, vjen reagimi i parë nga PD: Shkollë partie

Ambasadori amerikan Dondal Lu në daljen e tij të fundit publike në Shqipëri e tha qartë dhe prerë se është pajustifikueshme zvarritja e arrestimit të Klemend Balilit apo hetimi i 613 kg kokainë kolumbiane që i ndalua dhe konfiskua në Durrës.



Madje tha se kanë qënë organet ligjzbatuese amerikane ata që evidentuan faktin se Klemend Balili ishte një trafikant droge por dhe dërguan provat dhe faktet për ta shpallur atë në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të forta.

Njëherësh Donald Lu tha se ishin po organet ligjzbatuese amerikane ata që përgatiten arrestimin e pronarit të kontenierëve të 613 kg kokainë, Arbër Çekaj(Kuliçi) në Gjermani.

Ambasadori amerikan Donald Lu u shfaq i brengosur, i pakënaqur dhe sulmoi publikisht qeverinë, prokurorinë dhe policinë shqiptare që nuk kanë goditur këta trafikantë, për t’i arrestuar, hetuar dhe dërguar në burg.

Por më të pakënaqur kanë qënë me prokurorinë shqiptare dhe Kryeprokuroren e përkohëshme Arta Marku.

Shkak për këtë zhgënjim të madh ka qënë ngecja e hetimeve për drogën kokainë që vinte nga Kolumbia, të ndaluar dhe sekuestruar në portin e Durrësit muaj më parë.

Më se njëherë ambasadori amerikan ka kërkuar përfundimin e hetimit të kësaj dosjeje kokaine, e cila ka sjellë shqetësim dhe në zyrën qëndrore të DEA për rajonin tonë në Athinë por dhe atë të FBI për rajonin, në Sofje.

Mësohet se FBI dhe DEA i kanë kërkuar Arta Markut që të përparojë me hetimet e kësaj droge të fortë për të mësuar se kush qëndron prapa Kuliçit të vogël, pronar i kontenierëve në të cilët u gjet mbi 613 kg drogë kokainë.

Dhe duke parë që hetimet kanë ngecur, madje as përmendet më përgatitja e dosjes për ekstradimin e Arbër Kuliçajt nga Gjermania në Shqipëri, FBI dhe DEA amerikane e antidrogës kanë marrë vetë në “dorë” hetimin e këtij trafiku.

Mësohet se organet ligjzbatuese amerikane kanë kaluar në “skaner” tërë procesin e bërjes biznesmen bananesh të Kuliçit të vogël. Por dhe lidhjes së tij me pushtetin dhe konkretisht përfitimin e mbështetjes për biznesin në moshën 20 vjeçare nga ish badigardi i Berishës-ish zv.drejtor i Policisë së Shtetit, njëherësh kushuriri i tij Agron Kuliçi.

Ekspertët e FBI e DEA-s kanë kaluar në “sitë” dhe financimet e marra nga buxheti i shtetit nga ana e firmës “Arbri Garden” të Arbër Kuliçit, e konkretisht nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga Edmond Panariti.

Mësohet se organet ligjzbatuese amerikane tashmë të “ngulura” në Shqipëri për të zbardhur trafikun e 613 kg heroinë kolumbiane të kapur në Durrës, por mundohen të lidhin të gjitha ngjarjet bashkë dhe të hetojnë kush ka qënë i interesuar t’i dekonspirojë.

Pasi si rasti i mbi gjysmë toni kokainë që u kap në Durrës pa u gjetur kupola e trafikut, si 3.4 milionë eurot e ardhura me makinat “Toyota Yaris” nga Gjermania pa u gjetur pritësi i parave, kanë të njejtën dorë që ka dekonspiruar aksionin. Duke bërë që pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve, të shpëtojnë për momentin nga prangat.

Madje dekonspirimi shkond deri atje sa dhe Arbër Kuliçi lajmërohet dhe largohet nga Shqipëria pa u kapur, siç ndodhi me Vladin e 3.4 milionë eurove që erdhën në mënyrë klandestine në Shqipëri dhe që u dekonspiruan nga kreu i PD Lulzim Basha.

Mësohet se FBI dhe DEA amerikane kanë arritur t’i lokalizojnë dekonspiruesit e aksioneve kundër trafikut të drogës dhe të lëvizjeve të parave të krimit.

Pikërisht nëpër këto pista po hetojnë dhe organet ligjzbatuese amerikane, të zhgënjyera nga Prokuroria shqiptare, por të vendosura për t’i shkuar deri në fund vetë këtyre hetimeve./Pamfleti