alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet
    U dënua dhe u dëbua 2 herë nga Britania e Madhe/ Media e huaj: Hajduti shqiptar Dorian Puka arrin të futet përsëri në Angli në mënyrë ilegale

    Ulet numri i testimeve, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministrja e Arsimit njoftim për institucionet arsimore, ja si do të bëhet ajrosja e shkollave

    Rama shkon me buqetë me lule, në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin e parë jepja vjehrrës

  • Anti-Mafia
    SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

    Amerikanët mesazh SPAK, piketojnë ministrat e Ramës që duhet të arrestohen për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitijen e resort “Ambla Dhërmi”

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitjen e resort “Ambla Dhërmi”

    Biftekxhinjtë e Dubait, kanë dorëzuar Fletë-Shërbimet për dieta zyrtare; në listë janë 17 qeveritarë e 9 gazetarë

  • Politike
    "Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE", 'shën' Vasili: Mafioziteti qeveritar s'kursen as jetën e njerëzve

    “Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE”, ‘shën’ Vasili: Mafioziteti qeveritar s’kursen as jetën e njerëzve

    “Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë”, PD thirrje SPAK: Shkolla është rikonstruktuar në 2016 me fonde amerikane

    Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj 'thumbon' opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

    Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj ‘thumbon’ opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

    Rama përgjigjet për ‘sulmin’ ndaj Francës: Reagimi i ambasadës palidhje, e nxorën fjalën jashtë konteksti. Nuk i kam sulmuar

    Rama përgjigjet për ‘sulmin’ ndaj Francës: Reagimi i ambasadës pa lidhje, e nxorën fjalën time jashtë konteksti

  • Bota
    Fundoset anija në Detin e Zi, dyshohet për disa viktima

    Frikë nga protestuesit e armatosur/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare në Uashington

    Rritja e infektimeve/ Britania e Madhe shton masat: Do të ketë kontrolle në kufi dhe në shtëpi për karantinimin

    Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të presidentit Joe Biden, shtohen masat e sigurisë

  • Kosova

    Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 5 të vdekur dhe 353 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

    Një muaj larg zgjedhjeve, Hoti i bindur për fitore: Qeverisëm mirë, thelluam bashkëpunimin me partnerët strategjik

    Pse nuk po ngjisin të ardhurit e “rinj” në PDK

    Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë; kandidojnë 1079 persona për 120 karriget e deputetit në Kuvend

  • Kronike

    Aksident në aksin Lezhë-Balldre/ Përplasen dy automjete, dyshohet për një të plagosur

    Merr flakë makina te ‘Casa Italia’, ende nuk dihen shkaqet

    Ndalohet 31-vjeçari, dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët sirianë në Vlorë

    Përplasja me armë zjarri tek ish-Parku, gjykata jep vendimin për dy biznesmenët

  • Lifestyle
    Tetë “mrekullitë” që lëngu i karotës bën për shëndetin tuaj

    Ja cilat janë 6 gjërat që nuk duhet t’i shtoni kurrë në kafenë tuaj

    Mbron zemrën, trurin dhe lufton tumoret, ky është vaji me vlera të pabesueshme shëndetësore, mësoni si ta përdorni

    Horoskopi i ditës së diel, 17 janar 2021, ja si do jetë dita e fundit e javës

  • Showbiz
    Të përqafuar dhe duke pirë verë, Xhemi Sheu publikon foton romantike me bashkëshortin

    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat "rivaliteti" është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat “rivaliteti” është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Lacio mundi Romën në derbi, tifozja e të kaltërve mban premtimin, zhvishet dhe dashurohet pas lojtarit: Ai është një ujk!

    Kika nis emisionin e ri, nuk ‘pyet shumë’ për ‘njollat në biografi’

  • Sport
    Totenhemi harron barazimin me Fulhamin, londinezët “likuidojnë” pa problem Shefildin dhe kërcënojnë rivalët për titull

    Nuk respektoi masat anti-Covid duke dhuruar fanelën e tij, Federata Angleze pritet të dënojë futbollistin e Çelsit

    Goditje e rëndë për Milanin, Koronavirusi mbërthen skuadrën kuqezi, ekipi i Piolit merr vendimin e papritur para ndeshjes me Kaljarin

    Napoli i pamëshirshëm me Fiorentinën, Hysaj titullar në goleadën e skuadrës së tij

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Kosova

Kërkesa e Shaip Kamberit: Çështja e shqiptarëve në Jug të Serbisë, të përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd

07/12/2020
neKosova

Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb kritikon politikën e Vuçiqit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, që i diskriminon ata në të drejtat e tyre si dhe ekonomikisht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 5 të vdekur dhe 353 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Një muaj larg zgjedhjeve, Hoti i bindur për fitore: Qeverisëm mirë, thelluam bashkëpunimin me partnerët strategjik

Deputeti i opozitës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se politika e Serbisë ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë tërësisht, nëse Beogradi kërkon paqe në rajon. Deklaratat e Kamberit në disa seanca të Kuvendit të Serbisë e kanë kthyer atë në qendër të vëmendjes në opinionin serb. Kamberi u kritikua e sulmua pasi përmendi krimet, diskriminimin, por edhe gjendjen e politikës në Serbi. Shumë serbë e lavdëruan duke e quajtur liderin e ri të opozitës serbe, pasi replikat kryesore në Kuvend zhvillohen mes Shaip Kamberit dhe deputetëve që shumica i takojnë maxhorancës. Pas zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit, qeveria u formua katër muaj me vonesë dhe me paralajmërimin, se kjo qeveri do të ketë kohë të limituar prej një viti e gjysmë. Serbët do të mund të votojnë sërish për parlamentin dhe njëkohësisht edhe për presidentin e vendit në prill të vitit 2022. Shumë parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet pasi ishin të mendimit, se nuk ka kushte të mjaftueshme për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke akuzuar presidentin serb, Alleksandar Vuҫiq për kontroll total të mediave.

DW: Zoti Kamberi, si deputet në Kuvendin e Serbisë e keni quajtur këtë përbërje një ëndërr të Sllobodan Millosheviqit për shkak se vetëm grupi juaj parlamentar është në opozitë. Si mund të përshkruhet një gjendje e tillë dhe në ҫfarë rrethanash po zhvillohet përbërja e re e kuvendit?

Shaip Kamberi: Vetë përbërja e kuvendit dëshmon një absolutizëm të pashoq në parlamentarizmin e Serbisë, një situatë, që tejkalon edhe përmasat që kishte krijuar Millosheviqi me partinë e vet, sepse nga 250 deputetë, vetëm gjashtë janë ata që përbëjnë opozitë dhe ata janë nga dy parti politike që përfaqësojnë pakicat. Një mungesë absolute e tolerancës ndaj kërkesave tona politike dhe ndaj gjithҫkaje që shtrojmë në këtë parlament. Është shumë e qartë që jemi peng të një situate dhe raporti që Serbia e ka karshi Kosovës duke i konsideruar shqiptarët armiq të përhershëm dhe numri një i këtij shteti i mohon të drejtat tona që janë të garantuara me vetë kushtetutën e Serbisë duke refuzuar të vazhdojë dialogun e nisur në vitin 2013, por të cilin vetë qeveria e Serbisë e kishte ndërprerë me shuarjen e gjykatës në Preshevë dhe me disa masa që kthejnë pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mënyrë retrograde.

DW: Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ju tha që ju jeni vetë fajtor pasi diskriminoni vetveten, tha se ju është ofruar një vend i zëvendësministrit. Si e keni parë dhe përse nuk e keni mbështetur qeverinë e re të Serbisë, e cila megjithatë ka personazhe të njohura në politikë?

Shaip Kamberi: E para se ne nuk kemi pasur kurrfarë oferte. Ne kemi pasur një takim konsultativ me presidentin Vuҫiq para caktimit të mandatarit. Dhe, pas atij takimi nuk kemi pasur asnjë ofertë dhe bisedime. As presidenti dhe as mandatarja për krijimin e qeverisë, zonja Brnabiq nuk ka pasur takim me ne. Ҫështja tjetër është se kjo qeveri u deklarua edhe vetë që është një qeveri kontinuiteti, e që në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës do të thotë një qeveri e vazhdimit të një diskriminimi të mëtejshëm. Ajo që ne kemi kërkuar është të fillojmë bisedimet për planin shtatë pikësh dhe të merren masat, të cilat parashihen në atë dokument që duhet të afirmojnë pozitën e shqiptarëve. Pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të përmirësohet me një zëvendësministër, sekretar shtetëror apo funksion tjetër. Me një kozmetikë të demokracisë, kur në esencë ke mungesë totale tolerance ndaj pakicës, një mungesë e elementeve kryesore të demokracisë në një rajon të përbuzur ndër vite. Qoftë në aspektin e diskriminimit të të drejtave apo diskriminimit ekonomik që zbatohet ndaj nesh. Ndaj ne nuk mund të jemi kozmetikë e kësaj qeverie, e cila nuk ka program të qartë për Luginën e Preshevës dhe për të drejtat e shqiptarëve.

DW: Si mund ta përshkruani skenën politike në Serbi duke qenë që pati shumë reagime pas deklarimeve nga ana juaj, deri tek presidenti dhe në shumë media. Ju nuk mund të flisni shqip në parlament dhe siҫ u tha në mediat në Serbi në njëfarë forme, ju jeni lider i opozitës?

Shaip Kamberi: Mjerisht atmosfera politike në Serbi është e tillë edhe për shkak të një faji të madh që mban opozita aktuale. Nuk mund të jetë alternativë e regjimit absolutist të Aleksandar Vuҫiqit, një opozitë e tillë. Një opozitë, e cila sjell turmën për të protestuar me parullat Vuҫiq shqiptar, që d.m.th edhe ata bartin me mesazhet e veta një urrejtje anti-shqiptare dhe nuk mund të jenë përfaqësues të denjë të demokracisë. Serbisë i nevojitet një opozitë e re, një opozitë, e cila duhet të bëjë një shkëputje totale me të kaluarën e saj të dhunshme, të pranojë dhe bëjë kërkim falje ndaj popujve të tjerë në Ballkan ndaj të cilëve në emër të këtij shteti dhe në emër të këtij populli janë bërë krime për të nisur një fillim të ri në Ballkanin Perëndimor, për të nisur një proces të pajtimit, i cili normal që për këtë shtet është i dhimbshëm pasi janë luftra, krime lufte, krime kundër njerëzimit në emër të një ideologjie shtetërore.

DW: Shqiptarët shumë shpesh kanë firmosur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, kanë shprehur gatishmëri për integrim në Serbi, por nuk ka pasur shumë lëvizje. Ekziston kjo gatishmëri ende apo mendoni, se kjo mund të zgjidhet vetëm duke negociuar në kuadër të zgjidhjes së ҫështjes së Kosovës?

Shaip Kamberi: Ne kemi tri marrëveshje politike të nënshkruara me qeveritë e Serbisë. Kemi marrëveshjen e vitit 2001, pas përfundimit të konfliktit, në vitin 2009 kemi një rikonfirmim të asaj marrëveshjeje me prezencën e OSBE-së dhe në vitin 2013, kemi planin shtatë pikësh, të cilin Qeveria e Serbisë e kishte aprovuar pa asnjë ndryshim. Një dokument, të cilin e kishin hartuar partitë politike shqiptare për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Megjithatë, në praktikë nuk kemi lëvizje pozitive, thashë se kemi lëvizje retrograde me mbylljen e gjykatës, prokurorisë, me mbylljen e institucioneve të shumta rajonale duke centralizuar skajshëm gjithҫka. Pra mungesa e vullnetit politik këtu në Beograd është fajtori kryesor për mos integrimin e shqiptarëve. Kemi një pakicë, e cila jeton e koncentruar në tri komuna dhe e cila në vazhdimësi në 18 vitet e fundit shpreh vullnet për t‘u integruar. Dhe, kemi në anën tjetër një shtet i cili refuzon në tërësi kërkesat tona për integrim. Duke qenë të zhgënjyer me këtë proces, ne shohim si të vetëm zgjidhje mundësinë e kyҫjes së temës së Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi, në formën e ndërtimit të një reciprociteti me të drejtat e serbëve në Kosovë. Serbia nuk mund të insistojë në vazhdimësi dhe të luajë me standarde të dyfishta duke kërkuar standarde që janë mbi standardet e Bashkimit Evropian sa i përket të drejtave të serbëve në Kosovë, ndërkohë që ne na i mohon ato të drejta që janë të garantuara me legjislacionin e brendshëm. Pra mundësia e vetme dhe e fundit e përmirësimit të pozitës duhet të jetë shtruarja e ҫështjes së Luginës së Preshevës në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

DW: Cila është gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës aktualisht?

Shaip Kamberi: Unë i përmenda edhe në seancën e zgjedhjes së qeverisë. Gjendja në Luginën e Preshevës është e vështirë. Kemi prezencë të vazhdueshme të forcave militare atje që jep imazhin e një gjendjeje të jashtëzakonshme. Një mungesë totale e integrimit të shqiptarëve në institucionet e shtetit, komuna ekonomikisht të varfëruara, një privatizim kriminal, i cili kishte shkatërruar ekonominë e mëhershme, e ka sjellë rajonin në tërësi, jo vetëm të shqiptarëve por edhe serbëve që jetojnë atje, në një gjendje të mjerë të përgjithshme dhe të pa shpresë. Shumë të rinj largohen nga ai rajon dhe ne na kërcënohet një shpopullim i plotë dhe një zvogëlim drastik i substancës tonë kombëtare, e cila po rrezikon edhe Bujanovcin, por ndoshta edhe Preshevën mund ta gjejë fati i njëjtë që është me Medvegjën. Një spastrim me politika moderne të diskriminimit, të cilat Serbia po i zbaton në rajonin tonë.

DW: Njëkohësisht flitet për bashkëpunim rajonal, për mini-Shengenin, pjesëmarrje edhe të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë proces. Vuҫiq ҫon ndonjëherë edhe mesazhe të paqes me shqiptarët, por Ju njëkohësisht keni edhe shumë ankesa. Si i shihni këto dhe a mund të ndikojnë në zgjidhjen e ҫështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës?

Shaip Kamberi: Është një politikë kontradiktore pasi herë pas herë ҫohen mesazhe të paqes dhe dëshira për gjetjen e një kompromisi me shqiptarët, në anën tjetër kemi deklarata të zyrtarëve më të lartë shtetërorë që shqiptarët i konsiderojnë kriminelë. Kishim para pak kohësh deklaratën e vet kryeministres aktuale Ana Brnabiq, se shqiptarët janë njerëz nga mali. Kemi ҫdo ditë fyerje nga ministri aktual i Policisë, Alleksandar Vullin, në drejtim të shqiptarëve. Kjo politikë nuk është e sinqertë. Nuk mund të bëhet pajtim me shqiptarët përderisa nuk kemi një politikë të qartë dhe të sinqertë që shkon në atë drejtim, derisa nuk kemi një politikë që pranon krimet e kryera në Kosovë dhe derisa nuk kemi një politikë që zbardh fatin e të zhdukurve shqiptarë dhe varrezat masive për të cilat flitet këtu në Serbi. Prandaj dëshira për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe për të bërë një kompromis nuk mund të shkojë me politika të tilla të standardeve të dyfishta. Ҫështja e Luginës së Preshevës është po ashtu një temë, e cila do të rëndojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërësi raportet shqiptaro-serbe. Nuk mund të ketë paqe të plotë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk mund të ketë fqinjësi të mirë me Kosovë, nëse Serbia vazhdon të diskriminojë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Pra duhet rrënjësisht të ndryshojë politika serbe karshi shqiptarëve në përgjithësi, por veҫanërisht në Luginë të Preshevës.

DW: Ju besoni se ende është gjallë tema e përkufizimit, ndarjes, shkëmbimit të kufijve. Dhe, në rast se do të ketë një zgjidhje të tillë apo zgjidhje për Kosovën përgjithësisht, cili është qëndrimi i shqiptarëve dhe ҫfarë do të bëni Ju?

Shaip Kamberi: Besoj se tema e ripërkufizimit sidomos me zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara, me presidentin e ri, nuk është në tryezën e bisedimeve. Ajo që për ne në këtë moment është me rëndësi, që ne insistojmë në radhë të parë tek institucionet në Kosovë është që çështja e shqiptarëve të shtrohet në bisedimet me Serbinë në formën e aprovimit dhe aplikimit të parimit të reciprocitetit në të drejta. Kosova e ka këtë të drejtë morale politike dhe kombëtare, sepse ajo me standardet e veta të ndërtuara në kushtetutë dhe ligjet e tjera ka garantuar të drejta që nuk i gëzon asnjë pakicë në Ballkanin Perëndimor dhe as në Evropë. Ka të drejtën e plotë që të kërkojë, që standardet e njëjta ose të ngjashme të zbatohen edhe në Luginë të Preshevës për shqiptarët.

Shaip Kamberi dikur ka qenë gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Ai është deputet nga Bujanovci në jug të Serbisë dhe kryetar i grupit të vetëm parlamentar në opozitë bashkë me disa deputetë boshnjakë. Fjalimet e tij në kuvendin serb e kanë bërë të njohur Kamberin, sepse ai nxiti reagime të ashpra politike deri tek vetë presidenti serb, Aleksandar Vuҫiq. / DW

займы на карту срочно

17 Jan 2021, 3:40 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

67,216 Raste
1,270 Vdekje
40,090 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 5 të vdekur dhe 353 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

January 17, 2021
Një muaj larg zgjedhjeve, Hoti i bindur për fitore: Qeverisëm mirë, thelluam bashkëpunimin me partnerët strategjik

Një muaj larg zgjedhjeve, Hoti i bindur për fitore: Qeverisëm mirë, thelluam bashkëpunimin me partnerët strategjik

January 17, 2021
Pse nuk po ngjisin të ardhurit e “rinj” në PDK

Pse nuk po ngjisin të ardhurit e “rinj” në PDK

January 17, 2021
Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë; kandidojnë 1079 persona për 120 karriget e deputetit në Kuvend

Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë; kandidojnë 1079 persona për 120 karriget e deputetit në Kuvend

January 17, 2021
Zgjedhjet/ 'Surpriza' në listën e LDK, mungon Isa Mustafa, Behxhet Pacolli në një listë me Avdullah Hotin

Zgjedhjet/ ‘Surpriza’ në listën e LDK, mungon Isa Mustafa, renditja e Behxhet Pacollit dhe Avdullah Hotit

January 17, 2021

Zgjedhjet në Kosovë/ Pas Vetëvendosjes, PDK publikon listat me kandidatët, ja kush e kryeson

January 16, 2021
Lajmi Tjeter

Nuk plotëson kriteret, por Darjen Sina kualifikohet për në Gjykatën e Lartë

Papa pëlqen foton e modeles ku pozon me të pasme, braziliania: ‘Të paktën po shkoj në parajsë’

Lajmi i Dites

 Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

January 15, 2021

Lajmet e fundit

Fundoset anija në Detin e Zi, dyshohet për disa viktima

Fundoset anija në Detin e Zi, dyshohet për disa viktima

January 17, 2021
Totenhemi harron barazimin me Fulhamin, londinezët “likuidojnë” pa problem Shefildin dhe kërcënojnë rivalët për titull

Totenhemi harron barazimin me Fulhamin, londinezët “likuidojnë” pa problem Shefildin dhe kërcënojnë rivalët për titull

January 17, 2021
U dënua dhe u dëbua 2 herë nga Britania e Madhe/ Media e huaj: Hajduti shqiptar Dorian Puka arrin të futet përsëri në Angli në mënyrë ilegale

U dënua dhe u dëbua 2 herë nga Britania e Madhe/ Media e huaj: Hajduti shqiptar Dorian Puka arrin të futet përsëri në Angli në mënyrë ilegale

January 17, 2021
Tetë “mrekullitë” që lëngu i karotës bën për shëndetin tuaj

Tetë “mrekullitë” që lëngu i karotës bën për shëndetin tuaj

January 17, 2021
Ulet numri i testimeve, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ulet numri i testimeve, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

January 17, 2021
Nuk respektoi masat anti-Covid duke dhuruar fanelën e tij, Federata Angleze pritet të dënojë futbollistin e Çelsit

Nuk respektoi masat anti-Covid duke dhuruar fanelën e tij, Federata Angleze pritet të dënojë futbollistin e Çelsit

January 17, 2021
Frikë nga protestuesit e armatosur/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare në Uashington

Frikë nga protestuesit e armatosur/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare në Uashington

January 17, 2021
Një “imunitet rajonal”? Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

Një “imunitet rajonal”? Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

January 17, 2021
Ministrja e Arsimit njoftim për institucionet arsimore, ja si do të bëhet ajrosja e shkollave

Ministrja e Arsimit njoftim për institucionet arsimore, ja si do të bëhet ajrosja e shkollave

January 17, 2021
Goditje e rëndë për Milanin, Koronavirusi mbërthen skuadrën kuqezi, ekipi i Piolit merr vendimin e papritur para ndeshjes me Kaljarin

Goditje e rëndë për Milanin, Koronavirusi mbërthen skuadrën kuqezi, ekipi i Piolit merr vendimin e papritur para ndeshjes me Kaljarin

January 17, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 51.7k Fans
  • 98k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media