Bashkia e Shkodrës ka përditësuar situatën aktuale si pasojë e motit të keq të karakterizuar nga reshjet e shumta. Në një njoftim zyrtar në facebook, bëhet me dije se në total janë 2315 Ha tokë e përmbytur.
Hidrometri në Dajç, në Liqenin e Shkodrës dhe ai i lumit Drin kanë kaluar kuotën maksiname, ndërkohë që lumi Kir ka prurje të shumta.
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. Fshati Obot është pa energji elektrike.
Njoftimi i plotë
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 26.01.2021
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 26.01.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.61m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme kemi rritje të nivelit të ujit me 2 cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30 shënon kuotën 8.83 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme kemi rritje të nivelit të ujit me 3 cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.50m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme rritje të nivelit të ujit me 10 cm.
- Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2315 Ha
1. Tokë e pakultivuar 548 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1600 Ha
3. Grurë 80 Ha
4. Bimë Dekorative 47 Ha
5. Pemtore 27 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
2. Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
4. Fshati Obot është pa energji elektrike
5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
- Grurë 25 Ha
- Pemtore 25 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 910 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 280 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
- Grurë 55 Ha
- Bimë dekorative 40 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka presence uji me mbi 1 m
3. 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 10 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 110 Ha
- Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
- Tokë e pakultivuar 8 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
- Pemtore 2 Ha
-Kërkohet Varka ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.20.