Kosova 4 Nëntor 2022, 14:19

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Komisioni Parlametqr për Stabilizim-Asociim BE–Kosovë ka mbajtur të premten sesionin e dytë të punës në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku u theksua nevoja për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Në këtë sesion është vlerësuar se liberalizimi i vizave nuk guxon të përdoret si levë për Kosovën në dialogun me Serbinë.

Kështu ka deklaruar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në fjalën e tij në këtë sesion.

Sipas tij, kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar.

“Kriteret janë plotësuar nga Republika e Kosovës. Parlamenti Evropian disa herë ka votuar me shumicë votash pro liberalizimit të vizave, dhe supozoj se edhe në Këshill, sigurisht që shumica ka një pikëpamje të qartë për gjërat, dhe është pro liberalizimit të vizave, por ne ende i kemi këto parime unanimiteti në Këshill, që po bllokon Evropën. Po ashtu, liberalizimi i vizave për Kosovën për shkak të një numri të vogël të shteteve anëtare, dhe qartë shpresojmë që të mos përdoret si levë për Kosovën në dialog. Dhe dua të theksoj nga ky kuvend parlamentar i përbashkët, te vendimmarrësit apo në pushtetin ekzekutiv, se nuk guxon të përdoret si levë, sepse është e padrejtë”, ka thënë ai.

Prishtine dialogu Kosovë-Serbi liberalizimi i vizave për Kosovën Lukas Mandl