Aktualitet22 Maj 2018, 13:07

Këshilltari i AKBN bën presion me terminologjinë e diktaturës, reagon “Pamfleti”: S’jemi kënd emulacioni! Nda

Shkruar nga Pamfleti
Këshilltari i AKBN bën presion me terminologjinë e

Këshilltari i AKBN bën presion me terminologjinë e diktaturës, reagon "Pamfleti": S’jemi kënd emulacioni! Ndaje mendjen mendjen, ose në shtet ose në privat!

Është  këshilltar i drejtorit të një institucioni shumë të rëndësishëm, me projekte, me lekë dhe me kredibilitet financiar dhe mundësi për t’u pasuruar nëse e ke në mendje.

Madje ka qënë këshilltar i shumë drejtorëve dhe në terminologjinë e këshillimit ky post në koncept bën fjalë për urti, maturi, tolerancë dhe balancë.

Por kur bëhet fjalë për njerëz si Edmond Goskolli, këshilltarit të drejtorit Ekzekutiv të Agjensisë Kombetare të Burimeve Natyrore, precedenti nuk pi ujë.

Gaskolli, i cili ua ka gjetur anën të gjithë drejtorëve të AKBN që nga viti 2014, duke qëndruar si “vemje” në atë zyrë, gjen guximin dhe sulmon madje kërcënon dhe median e pavarur, siç është rasti i një kërcënimi  që i bëri “Pamfletit”.

Pasi kërcënon vetë personalisht dërgon letër edhe përmes të tretëve..

Madje në një letër të dërguar me emër të Xhevair Dermishit, Gaskolli thotë se nuk ka lidhje aspak me këtë kompani private “Studio-Projekt”, por vetëm marrëdhënie pune pa realizuar asnjë konktakt. Dhe se Gaskolli është i njohur vetëm si ekspert i AKBN-së.

Ndërkohë që kompania tjetër e Gaskollit është treguar më e zgjuar, pret reagimin për kompaninë e parë dhe nuk është ndjerë.

Në fund Gaskolli, me emrin e Dermishit këcënon duke kërkuar nga “Pamfleti”: “Të tërhiqni publikisht këtë shkrim, duke bërë autokritikë për gjithçka…!

Në të kundërt për imazhin që na keni dëmtuar dhe pasojat që na keni sjellë duke u bazuar në nenin 120 të K.Penal të Republikës së Shqipërisë do të paraqesim padi në Prokurori dhe do kërkojmë penalitet dhe dëmshpërblim financiar për prishje imazhi të shoqërive tregtare, në zbatim të legjislacionit shqiptar”.

Në krye të herës i bëjmë thirrje Edmond Goskolli, këshilltarit të drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së që të ndajë mendjen: Ose të punojë në shtet ose të punojë në privat dhe të heqë dorë nga mbajta e “njërës dorë në tepsi dhe tjetrës në revani”, pasi është në konflikt të thellë interesi me dëm financiar për shtetit shqiptar.

I bëjmë thirrje dhe Drejtorit të AKBN, që në rastin e kundër të mosdhënjes së dorëheqjes ta zëvendësojë këtë këshilltar dhe të mos përgojojë dhe marrë veten më qafë se nuk u shemb dynjaja dhe nuk gjen këshilltar tjetër.

Madje ta dërgojë dhe për hetim në Prokuroridhe ndjekje penale  për kohën që ka mbajtur dy punë dhe në konflikt interesi me përfitim monetar përmes paracaktimit të projekteve të AKBN-së.

E dyta, këshilltari Gaskolli duhet ta ketë lexuar diku, në rast se nuk e ka lexuar ia sygjerojmë, se nuk kërcënohet media e lirë dhe e pavarur e cila operon në shërbim të qytetarëve me lajme të bazuara në fakte dhe prova. Dhe për Gaskollin janë.

Dhe e fundit, “Pamfleti” e këshillon se nuk pinë ujë kërcënimet me terminologjinë e Enverit dhe të këndeve të emulacionit socialist, ku bëhet autokritikë për fletërrufetë e vëna si në kohën e Dullës.

Ndaj, këshilltari Gaskolli sa kohë që është në detyrë të respektojë zanatin e këshillimit, që ka brenda urtinë, zgjuarsinë e maturinë dhe jo kërcënimin ndaj mediave, pasi mund t’i kthehet në bumerang.

Mund ti kthehet në bumerang atij dhe drejtorit të tij ekzektutiv, pa përjashtuar kompaninë  përmes të cilës përthith punë që i jep vetë si këshilltar nga AKBN.

Për të qënë korrekt dhe treguar se nuk i kemi rënë në qafë, po ia kujtojmë dhe një herë lexuesit artikullin që kemi shkruar kohë më parë, dhe për të cilin Gaskolli na kërcënon:

Drejtorët Ekzekutivë të Agjensisë Kombetare të Burimeve Natyrore venë e vijnë, sipas ndryshimit të qeverive, por dikush nuk lëviz prej aty.

Janë bërë ndryshime dhe kalkulime, por vetëm këshilltari i drejtorëve nuk ka lëvizur. Edmond Goskolli është aty që nga viti 2014, kohë shumë e gjatë për një këshilltar drejtori, aq më tepër kur janë ndryshuar shumë drejtues.

Thuhet se është një inxhinier shumë i aftë, por ka dhe dy studio projektimi, të cilat janë të lidhura me drejtorinë ku është këshilltar i drejtorit por dhe anëtar komisioni i tenderave të lejeve minerare.

Janë projekte për të cilat vendos AKBN, duke realizuar në këtë mënyrë një cikël të mbyllur privat-shtet, dhe ku paratë kalojnë nga shteti në mënyrë të orientuar drejt privatit, pra drejt tij përmes kompanive që trajtojnë studiot e tij me projekte.

Më konkretisht kalojnë drejt kompanive, të cilat tashmë ia kanë gjetur anën: shfrytëzojnë projektet që nxjerrin studiot e Gaskollit.

Projektet e bëra nga studiot e Gaskollit shkojnë në AKBN, vetë Gaskolli si këshilltar i drejtorit “këshillon” vetë drejtorin se këto projekte vlejnë.

Pastaj kalojnë në komisionin e tenderimit, ku vetë Gaskolli është anëtar, dhe në emër të drejtorit vendos pikërisht për këto projekte të studiove të tij. Jepet “ok” dhe projektet shpallen fituese, paratë shkojnë në xhepin e Gaskollit. Cikël i mbyllur korrupsioni. Me tepsi apo pa tepsi situata është e njejtë si me njerëzit e Metës në AKBN, vjedhja është sheshit.

Më konkretisht, Edmond Goskolli me profesion inxhinier miniere, aktualisht mban pozicionin e Keshilltarit te Drejtorit Ekzekutiv te Agjensise Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN).

Edmond Goskolli ka përfunduar studimet ne France dhe me krijimin e Institutit INTPM, ka punuar si Ing. Specialist Miniere.

Nga vitet 1987-1989 ka punuar si Drejtor i Filialit te Institutit te Minierave ne Burrel dhe per shumë vite ka punuar në Institut. Që me krijimin e AKBN në vitin 2007 dhe deri ne vitin 2014 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit te Drejtorise se Minierave pranë AKBN-së.

Nga viti 2014 dhe aktualisht mban postin e Keshilltarit te Drejtorit Ekzekutiv ne AKBN. Njekohesisht eshte edhe anetar ne Komisionin e Tenderimit te zonave qe dalin per leje minerare, ku rreth 70% te projekteve qe dorezohen ne AKBN realizohen ne studiot e tij.

Dhe konkretisht ka dy studio projektimi ku njera ka emrin “Studio Projekt” me ne krye Xhevahir Dyrmishi dhe tjetra Studio H&M Mining sh.p.k me ne krye Adhurim Çaushi. Per nje projekt qe realizohet ne keto studio merret nje shifer prej 7-10 mije Euro.

Keto projekte qe realizohen ne studiot e tij (z.Goskolli) patjeter qe kompanite e ndryshme per te cilat pergatiten keto projekte do te kalojne dhe marrin konfirmim pozitiv ne AKBN.

Kjo eshte nje shkelje shumë e rende dhe ka konflikt te hapur interesi, ndaj prokuroria duhet te nise hetimet dhe ti verifikoje te gjithe keto shkelje.

Ndërkohë që ministria përkatëse duhet të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të dërguar para ligjit këtë monstër të korrupsionit dhe për të kthyer paratë.

Kryesore Këshilltari i AKBN bën presion me terminologjinë e diktaturës ose në shtet ose në privat! reagon "Pamfleti": S’jemi kënd emulacioni! Ndaje mendjen mendjen