Politike25 Qershor 2019, 19:01

Këshilltari i Merkel, pas padisë së Kryeministrit ndaj gazetarit Tiede: Rama shumë shpejt para gjykatave ndërkombëtare si

Shkruar nga Pamfleti
Këshilltari i Merkel, pas padisë së Kryeministrit ndaj gazetarit

Këshilltari i Merkel, pas padisë së Kryeministrit ndaj gazetarit Tiede: Rama shumë shpejt para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar

Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Rama ka paditur gazetarin e “Bild” Piter Tiede pas publikimit të përgjimeve.

Përmes një postimi në Twitter, Henze shprehet se Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar, teksa përgëzon punën e bërë nga BILD.

‘Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar. BILD është një ‘organet më të mira të shtypit. Ne kemi lirinë e shtypit’, shkruan Henze.

Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.

Politike Këshilltari i Merkel pas padisë së Kryeministrit ndaj gazetarit Tiede: Rama shumë shpejt para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar