Politike15 Dhjetor 2018, 21:56

Këshillëtari për Siguri i Amerikës apel Kosovës dhe Serbisë: Marrëveshja është e pashmangshme

Shkruar nga Pamfleti
Këshillëtari për Siguri i Amerikës apel Kosovës dhe

Këshilltari për Siguri i Amerikës apel Kosovës dhe Serbisë: Marrëveshja është e pashmangshme

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshje sa më parë të jetë e mundur.

Pas takimit që Bolton ka patur ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar, u shpreh se duhet patjetër të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Si aleat në NATO kemi diskutuar për interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Bolton pëmes Twitter.

Politike John Bolton Kosove Serbi