Showbiz11 Tetor 2019, 12:02

Këto 5 shenja të Horoskopit kanë intuitë të spikatur

Shkruar nga Pamfleti
Këto 5 shenja të Horoskopit kanë intuitë të spikatur

Astrologjia na ndihmon të kuptojmë disa aspekte të vetvetes, të cilat nuk do i kishim imagjinuar kurrë. Sot do flasim për 5 shenjat më intuitive të zodiakut.

VIRGJËRESHA

Perfeksionistët e Virgjëreshës duan që gjithçka të jetë perfekte. Shqisa e kujdesshme e observimit tek to dhe mendja analizuese, kombinuar me intuitën e fortë, nuk lënë asgjë mangut. Virgjëresha është paradoksale dhe një ndër shenjat e zodiakut më intuitive.

DASHI

Dashi është një luftëtar që ka aftësinë të krijojë konflikte. Dashuria e tyre dhe dobësia për konkurencë dhe luftë, si fizike dhe mendore, i detyrojnë të ekspozohen në rreziqe të kota, edhe pse zakonisht dalin të padëmtuar nga rreziku. Kjo, për shkak se udhëhiqen nga intuita e tyre. Uni i tyre i brendshëm i vë në gadishmëri kundër njerëzve të këqinj dhe manipulimeve.

PESHQIT

Duan një jetë të sigurtë dhe të rehatshme. Janë gjithnjë të parët që ndjejnë rrezikun dhe natyra e tyre dyshuese është rezultat i intuitës së tyre të fortë.

BINJAKËT

Binjakët kanë nuhatje të pagabueshme në zgjidhjen e problemeve. Janë njerëz shumë të veçantë dhe kanë intuitë të zhvilluar. Nuk do ndryshojnë kurrë për askënd në botë.

UJORI

Kanë një lidhje të pashpjegueshme me universin dhe botën. Vendimet e tyre dhe impulset tregojnë se kanë një sens të fortë intuite që është gjithnjë në anën e duhur.

Horoskopi Këto 5 shenja të Horoskopit kanë intuitë të spikatur