Showbiz30 Qershor 2018, 20:38

Këto janë gënjeshtrat më të mëdha mbi seksin anal

Shkruar nga Pamfleti
Këto janë gënjeshtrat më të mëdha mbi seksin anal

Këto janë gënjeshtrat më të mëdha mbi seksin anal

Për disa akoma është temë tabu, të tjerët e admirojnë, ndërkaq ka të tillë që edhe vetë nuk dinë çka mendojnë…

Kur është fjala për seksin anal, një gjë është e sigurt – ai absolutisht konfirmon thënien që për shijet nuk diskutohet. Disa e admirojnë, të tjerët e urrejnë, ka të tillë që as do ta provonin me kurrfarë çmimi, por ka edhe të tillë që janë të interesuar, por nuk dinë si të bëjnë pyetje…

Është e sigurt që për këtë keni mendim, mirëpo a është mendimi juaj pasojë e përvojës suaj personale apo e lajthitjeve të shumta të cilat ekzistojnë.

Miti 1 – Krijon dhembje të papërshkrueshme
Seksi anal nuk është patjetër i dhembshëm, edhe pse mund të jetë. Është i dhembshëm më së shpeshti sepse praktikohet në mënyrë të gabuar. Shumica e femrave e konsiderojnë shumë të këndshëm, ndërsa disa përjetojnë edhe orgazëm në këtë mënyrë.

Është me rëndësi që të filloni ngadalë, që të relaksoheni plotësisht dhe të përdorni mjaft lubrifikant. Filloni më parë me gisht apo me ndonjë lodër dhe shpejt do t’i harroni të gjitha pakënaqësitë.

Miti 2 – Nëse njëherë ka shkaktuar dhembje, do të shkaktojë gjithmonë

E pavërtetë absolute. Nëse njëherë keni pasur dhembje, përvojë të dhembshme, arsyeja është që me siguri nuk u jeni përmbajtur rregullave të sipërpërmendura, mirëpo kjo gjithsesi nuk do të thotë që do t’ju shkaktojë dhembje çdoherë.

Nëse dëshironi të përsërisni edhe njëherë, provojeni kur të jeni tërësisht e relaksuar, ndërkaq partneri juaj njëkohësisht le t’ju stimulojë klitorisin. Në atë mënyrë, ndjenja e kënaqësisë do t’i mposhtë absolutisht të gjitha të tjerat.

Miti 3 – Vetëm “vajzat me moral të dyshimtë” e provojnë seksin oral
Me siguri keni dëgjuar që vetëm tipat e veçanta të femrave e dëshirojnë seksin anal, gjë që është njëra ndër trashëgimitë e shoqërisë konservatore. Është e vërtetë që femrat kënaqen me të dhe që është plotësisht normale!

Kureshtja ndaj trupit vetjak është dukuri plotësisht natyrore dhe do të duhej që absolutisht ta kënaqni, derisa kjo nënkupton sjellje të përgjegjshme dhe të shëndetshme seksuale.

Miti 4 – Seksi anal do t’ju shpëtojë jetën seksuale
Ata të cilët nuk është e kënaqur me jetën seksuale me partnerin e përhershëm, seksin anal e konsiderojnë si ndonjë shpëtim seksual i cili do t’ua zgjidhë problemet, monotoninë dhe pakënaqësinë në jetën seksuale. Kurrfarë seksi nuk do të mund t’ju ndihmojë nëse ekzistojnë problemet ndërmjet partnerëve.

Miti 5 – Nëse e bëni këtë, ai më nuk do t’ju respektojë
Pra, ai ka marrë atë që ka kërkuar dhe tanimë nuk dëshiron asgjë nga ju? Mund të ndodhë, mirëpo kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me seksin anal, as me ju personalisht. Kjo gjë mund të ndodhë edhe me cilindo skenar qoftë në lojë. Kjo është vetëm çështje e budallait me të cilin jeni lidhur, por i cili nuk është i vlefshëm.

Miti 6 – Do të lëndoheni
Lëndimet janë gjithmonë të mundshme nëse diçka bëhet në mënyrën e gabuar. Edhe me rastin e seksit vagjinal mund të ndodhin çarje në muret e vagjinës nëse nuk jeni mjaft e lagësht dhe nëse nuk përdorni lubrifikant. Vetëm bëhuni e kujdesshme, përdorni mjaft lubrifikant dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

Miti 7 – Nuk ju nevojitet prezervativi për seks anal
Shtatzënë nuk mund të mbeteni, mirëpo gjithsesi mund të ndodhë ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme apo në rastin më të shpeshtë Esheria koli që mund të shkaktojë infeksione të kanaleve të urinës. Pra, prezervativi jo vetëm që është i preferueshëm, por edhe i obligueshëm!

Miti 8 – Nëse vetëm njëherë e bëni, ai do të dëshirojë përherë
Kjo do të ishte sikur të thoshit sikur njëherë do t’i lejoni seksin oral, do ta dëshirojë vetëm atë. Çdo akt seksual ofron përvojë dhe kënaqësi ndryshe dhe edhe pse meshkujt e admirojnë seksin anal për shkak të ndjenjës intensive akoma e dëshirojnë seksin vagjinal si edhe më parë.

Miti 9 – Është i ndotur…
Kjo është pothuajse njëri ndër mitet më të përhapura, por edhe më të gabueshme. Është fakt që anusi dhe pjesa e poshtme e rektumit nuk përmban aq “mbetje” sa mendohet. Kjo nuk do të thotë që seksi anal duhet të pasojë kurdo që t’ju bjerë në mend, pa kurrfarë përgatitjesh.

Ekzistojnë sapunët për higjienën anale dhe është e preferueshme ta përdorni para seksit, si edhe të shmangni seksin vagjinal menjëherë pas atij anal (natyrisht përveç nëse nuk e ndërroni prezervativin).
Pastrohuni mirë, përdorni prezervativin dhe lubrifikantin dhe nuk do të keni kurrfarë telashi!

Lifestyle Këto janë gënjeshtrat më të mëdha mbi seksin anal