Këto mite për metodat kontraceptive i besojmë të gjithë, por nuk janë aspak të vërteta

Gjithnjë ka pasur mite të ndryshme në lidhje me metodat kontraceptive

Ja disa nga shprehjet më të zakonshme të cilat të gjithë i kemi dëgjuar, por nuk janë aspak të vërteta.

Prezervativi ndikon në kënaqësinë seksuale dhe në ndjeshmëri.

Prezervativi nuk ndikon në kënaqësi, për më shumë në treg ka shumë opsione të cilat do të mund të japin ndjesinë që dëshiron.

Pilula kontraceptive të shëndosh

Edhe ky mit është fals, pilulat kontraceptive të marra me recetë nga gjinekologu nuk të shëndoshin, në të kundër duhet të provosh disa që ta kuptosh cilat bëjnë për ty.

Nuk është nevoja ti “ndalosh” për një periudhë kohe

Shpesh thuhet se duhet ti ndërpresësh për një periudhë kohe pilulat, e vërteta është që duhen ndërprerë vetëm kur dëshiron që të ngelësh shtatzënë.

Pilulat kontraceptive shkaktojnë sterilitetin

Ky pohim është fals, mjekët thonë se efektet e kontraceptivëve oralë eleminohen pak kohë pas ndërprerjes së tyre.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti