Showbiz10 Tetor 2019, 12:56

Këto shenja të horoskopit lidhen vetëm për leverdi

Shkruar nga Pamfleti
Këto shenja të horoskopit lidhen vetëm për leverdi

Disa shenja zodiakale duan vetëm të zbaviten dhe jot ë krijojnë lidhje serioze. Kjo, edhe për shkak se kjo lloj marrëdhënieje ul kostot.

Nuk jetojnë bashkë, nuk duhet të investojnë në dhurata për çdo rast apo pushime dhe nuk kanë pse udhëtojnë bashkë, apo të shohin familjen e partnerit/es përkatës/e.

UJORI

Temperamenti yt mund të kalojë nga ‘ngrohtë’ në ‘ftohtë’ në pak sekonda. Këto marrëdhënie të bashkëjetesës nuk të ndihmojnë. Provo të ndjekësh objektivat e tua për pak, para se të përfundosh me dikë tjetër vetëm sepse ke frikë të mbetesh vetëm. Njihni veten para se të njihni dikë tjetër dhe të impenjohesh.

VIRGJËRESHA

Vetëm punë dhe fare argëtim, nuk ka asgjë për t’u mrekulluar nëse nuk ke kohë për t’u investuar në një marrëdhënie të vërtetë. Mund të funksionojë për ty, por përsa i përket personit tjetër? Partneri/ja yt/jote mund të ketë ndjenja të vërteta për ty, ndaj provo të kuptosh çfarë do në të vërtetë.

DASHI

Je shumë konkurues dhe vihesh gjithnjë në vend të parë. Nuk investon tek nevojat e të tjerëve, ndaj me shumë mundësi nuk je gati për të patur një marrëdhënie. Kur arrin të mendosh për të tjerët, mund të kalosh nga një marrëdhënie e leverdisshme në një marrëdhënie të vërtetë.

 

Horoskopi Këto shenja të horoskopit lidhen vetëm për leverdi