Këto shenja tregojnë se lidhjes suaj po i vjen fundi. Mos i neglizhoni!

Fundi i një raporti romantik rrallë herë mund të jetë i parashikueshëm. Mirëpo para se të ndodhë ndarja definitive, shpesh shfaqen shenja. Shenjat më të dukshme janë ato të cilat i shihni në shtrat teksa jeni me partnerin. E nëse nuk i shihni po ju ndihmojmë ti dalloni.

 

Mungesa e pasionit
Nëse fillon që të programosh ditën dhe orën e caktuar për të bërë dashuri me partnerin, atherë kemi një lajm të keq, nuk ka më pasion mes jush. Në vend që ta shohësh partnerin si dikë që të jep kënaqësi, e sheh si detyrim që të kryesh marrëdhënie me të.

Je duke u larguar nga raporti 

Kur lidhja gëzon shëndet në të gjitha këndvështrimet, jeta juaj e përditshme bëhet më e lëhtë dhe jemi mirënjohës që kemi këtë mbështetje në jetën tonë. Në momentin kur lidhja kalon në krizë, momentet intime, mund të na bëjnë nervozë ose mund të kërkojmë që ti evitojmë ato.

Nuk ka përqafime

Shenjat e afeksionit janë thelbësore në një marrëdhënie, puthjet dhe përqafimet janë normale. Nëse partneri nuk kërkon më afeksion dhe nuk të prek më si më parë do të duhet të shqetësohesh, ka mundësi që fundi i lidhjes suaj të jetë më afër nga sa e mendon.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti