Këto shenja tregojnë se partneri është duke j’u dhunuar emocionalisht, largohuni menjëherë nëse ai bën këto veprime

Është e vështirë që kur jemi në lidhje me një abuzues emotiv, ta kuptojmë se jemi duke u abuzuar emocionalisht. Shenjat e mëposhtme ju ndihmojnë që ta dalloni se jeni viktima të një abuzuesi emocional. Ju këshillojmë ti jepni fund sa më parë.

  1. Të kontrollon rrjetet sociale,celularin për të ditur çfarë bën me jetën tënde në çdo moment, duhet të dijë çdo gjë që bën ti.
  2. Duhet ta informosh për çdo gjë që bën, për personat me të cilët del, si e kalon kohën e lirë, do të dijë çdo gjë.
  3. Të thotë si duhet të vishesh, mëse nuk i pëlqen diçka të detyron ta heqësh dhe të veshësh çfarë i pëlqen atij.
  4. Të ndalon që të kalosh kohë me miqtë, duhet ti dedikohesh totalisht atij. Të largon nga miqtë dhe nga personat e dashur.
  5. Të bën të ndjehesh sikur nuk vlen asgjë.
  6. Nëse ke një problem e bën të duket i vogël dhe nuk të mbështet, e di që nuk mund të mbështesh tek ai për asgjë.
  7. Nuk i vlerëson arritjet e tua, nuk vlerëson çfarë bën për të. Mendon se meriton çdo gjë, nuk të falenderon kurrë.
  8. Të fajëson për problemet e tij, ose për gjërat që nuk i dalin si do ai

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti