Këto tipe grash çmendin çdo mashkull, zbulo nëse ke të përbashkëta me ndonjërën prej tyre

Gruaja me karakter

Ajo e di forcën e saj dhe nuk e ul kurrë kokën para asnjë burri. Nëse lidhja nuk është duke shkuar si duhet thjesht largohet pa u penduar. Ajo e di se çfarë do dhe nuk krijon iluzione për të gjetur princin e kaltër.Ka mendje të hapur dhe burrat e dinë shumë mirë që nuk munden ta kontrollojnë. Ajo mund të bëjë për vetë këdoqoftë.

Gruaja delikate dhe fine

Kjo grua është e ëmbël pa qenë shumë e sheqerosur. E brishtë, por jo tepër e brishtë. Ka gjithçka në ekuilibër perfekt dhe është e veçantë. Ajo mund të zgjojë anën protektive që çdo burrë ka brenda tij.

Gruaja e thjeshtë

Asaj i pëlqen të shohë futboll dhe ta komentojë. Nëse lidhja nuk shkon mirë thjesht vazhdon të merret me punët e saj. E di që mund të gjejë më mirë se sa ish partneri i saj. Pavarësisht asaj çka vesh do të bier në sy për shkak të energjisë pozitive që transmeton. Është inteligjente dhe e di gjithnjë çfarë të thotë.