Politike19 Maj 2019, 19:20

“Këtu vendosim ne, jo Rama”, përplasja e fortë mes Ballës dhe Ahmetajt: Mos u sill sikur je pronar i grupit

Shkruar nga Pamfleti
“Këtu vendosim ne, jo Rama”, përplasja e fortë mes

“Këtu vendosim ne, jo Rama”, përplasja e fortë mes Ballës dhe Ahmetajt: Mos u sill sikur je pronar i grupit

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS, janë përplasur me njëri-tjetrin për ligjin e koncesioneve.
Balla ka kërkuar shtyrjen e ndryshimeve në ligjin e PPP-ve që parashikon eleminimin e ofertave nga koncesionarët që janë të pakërkuara nga qeveria. Një gjë e tillë ka hasur kundërshtimin e Ahmetajt, i cili ka kërkuar arsyen e shtyrjes.

Gramoz Ruçi: “Kush ka kërkuar të shtyhet?”
Taulant Balla: “Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në parlament vendosim ne, kështu që …”
Këtu nis debati mes Ballës dhe Ahmetajt
Arben Ahmetaj – Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.
Taulant Balla – Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.
Arben Ahmetaj – Ishte në mbledhje atë ditë.
Taulant Balla – Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend, unë, si sekretar grupi, kam kërkuar të shtyhet.
Arben Ahmetaj – Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave…
Taulant Balla – Dakord.
Arben Ahmetaj – Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “Nuk dua unë” duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.
Taulant Balla – Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.
Arben Ahmetaj – Mos u sill sikur je pronar i grupit! Mos më kthe përgjigje mua!
Gramoz Ruçi – Ju lutem!
Arben Ahmetaj – Gramoz, të lutem, sepse e ka bërë disa herë! Ka ndonjë arsye specifike kjo që nuk futet në program? Kjo mbyll ofertat e pakërkuara një herë e mirë. Ka ndonjë arsye?
Gramoz Ruçi – Arsyeja është kjo: është tërhequr.

Arben Ahmetaj – Jo, nuk është tërhequr.
Gramoz Ruçi – Mos e merr kështu. Ti je pjesëtar i grupit. Kërkesa ka qenë në emër të grupit. Merruni vesh në emër të grupi, zgjidhni problemet e grupit dhe më pas…
Arben Ahmetaj – Jemi marrë.
Taulant Balla – Jo, nuk jemi marrë.
Gramoz Ruçi – Ju lutem! Kryetari i grupit është këtu. E ka kërkuar ky të tërhiqet dhe duhet ta kërkojë ky që të futet. Kaq e thjeshtë është.
Arben Ahmteaj – Gramoz, dakord, por nuk është tërhequr.
Gramoz Ruçi – Të lutem, fol me etikë! E dyta, ti nuk përfaqëson në emër të grupit. Përfaqëson …
Arben Ahmetaj – Jo, nuk dua ta përfaqësoj grupin.
Gramoz Ruçi – Ti ke punë vetëm me problemet e komisionit. Të lutem!
Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e komisionit, Gramoz!
Gramoz Ruçi – Është çështje e komisionit, por kjo nuk është mbledhje e komisionit. Komisioni ka mbaruar punë, e ka depozituar në seancë, ka qenë në rendin e ditës. Grupi parlamentar ka kërkuar heqjen e tij. Grupi parlamentar të kërkojë futjen e tij. Kaq.

Politike Arben Ahmetaj Taulant Balla