Kosova21 Dhjetor 2022, 11:23

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar pamje nga stërvitjet të cilat i ka zhvilluar ditëve të fundit në veri, për të testuar aftësitë për vazhdimin e sigurimit të një mjedisi të sigurt.

Ky mision paqeruajtës ka njoftuar se aktualisht tensionet në këtë zonë të Kosovës janë ulur.

Përmes një komunikate, KFOR-i ka thënë se prezenca e shtuar kohët e fundit në Jarinjë doli të ishte aktivitet jashtëzakonisht i suksesshëm, kryesisht për shkak të bashkëpunimit produktiv dhe vlerësues mes Qeverisë së Malit të Zi, Shefit të Mbrojtjes së Serbisë, institucioneve në Kosovë, EULEX-it dhe KFOR-it.

Duke pasur parasysh praninë e mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në demonstrata, KFOR-i tha se ka shtuar praninë në portën e kalimit në Jarinje për arsye parandaluese, pasi që është cilësuar e nevojshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“KFOR-i tregoi ekuilibër dhe vendosmëri gjatë gjithë ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar dhe tensionet janë ulur për shkak të koordinimit ndërmjet partive zyrtare dhe udhëheqjes së KFOR-it”, thuhet në njoftim.

 

During the last days, the #NATO-led #KFOR mission conducted a series of exercises in northern #Kosovo to test its capabilities to continue ensuring a safe and secure environment and freedom of movement.

Read more: https://t.co/n32f2I3PFX pic.twitter.com/YxD1c1g5OD

— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 21, 2022

Prishtine #tensionet ne veri KFOR veriu i Kosovës