Kosova 5 Korrik 2019, 13:57

Kishte shtrirë këmbët në xhamin e përparmë të makinës, flet zv-ministri që u shkarkua nga Haradinaj

Shkruar nga Pamfleti
Kishte shtrirë këmbët në xhamin e përparmë të

Kishte shtrirë këmbët në xhamin e përparmë të makinës, flet zv-ministri që u shkarkua nga Haradinaj

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrejtin social, Facebook, ka njoftuar shkurt për një vendim që e ka marrë.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, shkruan Kryeministri Haradinaj.

Megjithatë, edhe pse këtu nuk përmendet arsyeja e këtij shkarkimi, ky vendim u mor, pasi ditë më parë Shukri Maxhuni u fotografua teksa ishte ulur në veturë zyrtare e kishte shtrirë këmbët në xhamin e veturës, veprim ky që u cilësua si i pahijshëm.

Maxhuni, kishte deklaruar se krejt këtë e ka bërë pas një pune të lodhshme në universitet dhe për shkak të problemeve që ka me muskujt e këmbës.

Mirëpo, tani, pasi shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, mori vendimin për shkarkimin e tij, në një prononcim për gazetën inFokus, Shukri Maxhuni, thotë që e respekton këtë vendim.

“Është vendim i tij, kam bërë gabim, nuk e kam bërë për mendje të madhe, kam probleme shëndetësore, kam pas dhimbje dhe e kam shtri këmbën, e kam bërë për dhimbje”, deklaroi Maxhuni.

Tutje, Maxhuni shtoi se gjatë kohës sa ishte në detyrë u mundua të bëj punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se e pranon që gjesti i tij nuk ishte i hijshëm, por e gjitha ishte vetëm për arsye shëndetësore.

“E kanë parë të arsyeshme ashtu, qëndroj mbrapa, jam munduar me dhënë kontributin tim në aspektin profesional, bile tash edhe priten me dal disa projekte të mëdha të bujqësisë që kam punuar, por, kështu është puna. E miratoj, është vendim politik, se kam bërë nga keqpërdorimi, brenda orarit zyrtar kam qenë, e kam bërë në autostradë, jo në qytet, pasi kam pas dhimbje. Diagnoza ime e don me pas këmbën shtrirë, dikush më ka inçizu, nuk ka qenë gjest i mirë, e kam bërë për dhimbje, por, si duket atyre nuk ju ka interesu. Megjithatë unë e miratoj dhe e përshëndes vendimin, jeta e puna vazhdon”, shtoi Shukri Maxhuni./ZËRI

Prishtine Ramush Haradinaj Shukri Maxhuni zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë