Showbiz17 Korrik 2018, 14:56

Kjo arsye madhore i ka detyruar këto çifte të martohen në mënyrën më të çuditshme! A do kishit kurajon ta bënit?

Shkruar nga Pamfleti
Kjo arsye madhore i ka detyruar këto çifte të martohen në

Nëse ditën e dasmës suaj bllokoheni në një shtet tjetër për arsye madhore, cila do të ishte zgjidhja perfekte? Hmm të martohesh në Skype sigurisht.

Sean Murtag, 24 vjeç dhe Natalie Mead 30 vjeç, mbetën të bllokuar në Dubai vitin e kaluar për shkak të një vale nxehtësie të shkaktuar nga një vullkan. Për të mos anuluar dasmën e cila si ceremoni duhej të zhvillohej në Londër përdorën një laptop dhe u betuan përmes Skype.

Ky çift nuk ka qenë i pari, i cili ka përdorur skype për t’u martuar. Javën e kaluar edhe një çift në Kaliforni ka përdorur Skype-in për t’u celebruar. Burri Samuel King, ishte i shtruar në spital si pasojë e një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, gjithsesi ky problem nuk e pengoi që të martohej me të fejuarën e tij. Skype nga ana e tij thotë se nuk i uron çifteve që të jenë larg ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, por gjithsesi jemi të lumtur që Skype i ndihmon këta të fundit që të mos anulojnë ceremoninë.

Lifestyle