Kjo është puna ideale për ty bazuar në shenjën e horoskopit

Kjo është puna ideale për ty bazuar në shenjën e horoskopit

Dashi

Puna ideale për një Dash është ajo e cila ofron adrenalinë, është e mbushur plot me sfida dhe kurrsesi monotone. Jeni tepër energjikë dhe të gatshëm për të ndërmarrë risqe, fillime apo biznese te reja. Shpirti i konkurrencës dhe individualiteti s’do t’ju lënë kurrë në baltë. Punët që mund të bëni më mirë? Zjarrfikës, sportist, kërcimtar, ushtarak, opinionist.



Demi

Demi kërkon ta bëjë gjithçka vetë nga fillimi në fund, t’i kushtojë vëmendjen e duhur dhe ta trajtojë me dashuri. Të udhëhequr nga Afërdita për ju është e rëndësishme që puna apo produkti juaj të kënaqë të tjerët. Dëshironi që të ndiheni të vlefshëm ndaj sugjerohet të punoni si arkitektë, skulptorë, kuzhinierë, make- up artistë, fermerë etj.

Binjakët

Binjakët dëshirojnë një punë e cila të mos jetë shumë strikte, përndryshe ndrydhen dhe s’janë aspak produktivë. Ju i mësoni gjërat shumë shpejt ndaj e mira është t’ju lënë t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Si thoni për një punë që ka të bëjë me komunikimin, të shkruajturit, shitjet, gazetat, komedinë, etj.

Gaforrja

Gaforrja dëshiron një punë të qetë që kërkon përkushtim dhe dashuri, arsye kjo përse përgjithësisht kjo shenjë punon me gra dhe fëmijë. Ju dini si t’i menaxhoni paratë, kur duhet të nisni një projekt të ri, jeni shumë kreativë dhe punëtorë të besueshëm. Profesionet e duhura për ju janë: mesues, shkrimtar, regjizor, infermier, terapist, farmacist etj.

Luani

Luani ka shumë për të dhënë nga vetja dhe kërkon që njerëzit ta njohin. Ju e merrni fare lehtë rolin e liderit në shoqëri apo personit që frymëzon të tjerët. Dëshironi që puna juaj të jetë e pavarur dhe pozitive, ndaj mund të punoni në media sociale, arsim, arredim ose të përfshiheni në muzikë.

Virgjëresha

Për shkak se është e mirëdetajuar, një Virgjëreshë nuk mund të gabojë kurrë në punë, di t’i masë mirë rreziqet, sa ia vlen të rrezikojë dhe sa jo. Kërkoni të jeni më të mirët dhe do të bëni gjithçka për ta arritur. Kështu mund të punoni si shkrimtarë, inxhinierë, veterinerë, parukierë, sekretarë, etj.

Peshorja

Peshoret kërkojnë një punë e cila nënkupton 3 elemente: sharm, evente dhe shumë njerëz. Synoni të merreni me njerëz të shtresës së lartë dhe ta përkëdhelni veten me pak luks ndërkohë që edhe punoni. Punët të cilat do të ishin perfekte për ju janë ato që lidhen me modelingun, artet, stilimin, komunikimin, ligjet, shitjet, diplomacinë dhe politikën.

Akrepi

Puna ideale për një Akrep është ajo që i mundëson të vërë në punë intuitën dhe forcën e mendjes. Privatësia është shumë e rëndësishme për ju ndaj nuk dëshironi një profesion që ju ekspozon tejmase ne publik. Kështu mund të punoni si doktorë, detektivë privatë, punonjës socialë, shkrimtarë, politikanë, terapistë ose gjithçka që lidhet me astrologjinë, vdekjen apo paranormalitetin.

Shigjetari

Shigjetari kërkon një punë që inkurajon rritje profesionale, shpirtërore dhe mendore. Të udhëhequr nga Jupiteri, gjithë çka dëshironi është liria dhe gjetja e sekreteve të jetës. Vlerësoni çdo gjë që promovon dijen dhe shijet estetike, kështu që mund të punoni si mësuesë, profesorë, shkencëtarë, diplomatë, agjentë udhëtimesh, reporterë etj.

Bricjapi

Bricjapëve u vjen natyrshëm të punojnë shumë dhe të jenë lider në treg. Jeni shumë të zotë në planifikimin dhe drejtimin e një kompanie të tërë, turma ju beson ndaj mund të bëni mrekulli. Punoni si menaxherë, humoristë, investitorë, asistentë personalë, publicistë etj.

Ujori

E dini cila është puna më e mirë për një Ujor? Një punë që as nuk na shkon mendja, që në fakt ende nuk ekziston si punë. Kjo jo më kot, pasi ju njiheni si vizionarët e zodiakut. Jeni energjikë, transmetoni energji pozitive dhe injektoni besim te të tjerët. Ne ju sugjerojmë të punoni në teknologji, politikë, media sociale ose të shkoni të ndërmerrni një revolucion të tërë.

Peshqit

Peshqit e urrejnë të shkojnë të punojn ëçdo ditë, 8 me 4. Për ta idealja është një punë kreative, që ndikon për mirë te njerëzit, ama nuk ka shumë vështirësi dhe intriga. Mundësisht të punoni nga shtëpia dhe kur të doni. Si mund ta bëni ju këtë? Duke u marrë me poezi, muzikë, pikturë, gatim, kinematografi, fotografi etj

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.