Showbiz 6 Korrik 2018, 19:26

Kjo këngëtare me famë botërore nuk lë asnjë rast t’i iki pa treguar që është shqiptare, madje edhe kur paguan fat

Shkruar nga Pamfleti
Kjo këngëtare me famë botërore nuk lë asnjë rast

Kjo këngëtare me famë botërore nuk lë asnjë rast t'i iki pa treguar që është shqiptare, madje edhe në faturë

Dua Lipa aktualisht ndodhet në Francë, prej nga ka ndarë vazhdimisht foto dhe video me ndjekësit. Ajo ndodhet aty me prindërit.

Gjithashtu edhe me të dashurin e saj dhe me një mikun e familjes, që me sa kuptojmë nga postimet, edhe ai është me origjinë nga Ballkani.

Në një video Dua tregon se nuk mund t`iu shpëtosh zakoneve të origjinës. Ata ndodhen në një restorant duke ngrënë dhe kur vjen momenti i pagesës ndodh ajo që shohim gjithmonë nëpër lokalet apo restorantet e Shqipërisë.

Dy ose më shumë njerëz “zihen” kush do të paguajë faturën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, me mikun e tyre nga Ballkani. “Duke u përpjekur të paguajmë faturën, në mënyrën e Ballkanit,” –ka shkruar me humor këngëtarja me origjinë shqiptare.

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”134″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Showbiz