Klauzolat e çmendura për tifozët, lojtarët e PSG marrin miliona euro vetëm me duartrokitje

Në kontratat mes klubeve dhe futbollistëve ka klauzola nga më të ndryshmet dhe më të veçantat. Një të tillë kanë dhe lojtarët e PSG. Një nen në kontratë e përcakton saktë: para fillimit të çdo ndeshje dhe në fundin e saj, lojtarët duhet të shkojnë për të përshëndetur tifozët e tyre.

Përveç detyrimit për ta bërë këtë gjest, ka dhe premio për një gjë të tillë. Sulmuesit Kavani i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë, madje nuk përton të vendoset në rolin e “ultrasit”, duke tundur flamujt dhe një gjë e tillë i sjell 840 mijë euro shtesë në sezon.

E njëjta shumë dhe për Di Marian, ndërsa Kilian Mbape fiton 1.2 milionë euro shtesë në sezon, nëse tregohet “korrekt” dhe përshëndetet gjithmonë me tifozërinë e PSG, shifra të zbuluara nga “Envoye Special di France 2”.

Nëse lojtarët refuzojnë ta kryejnë ritualin e përshëndetjes së tifozëve, do të humbasin premion e përcaktuar, që arrin në 375 mijë euro në muaj për Nejmar dhe 33 mijë euro në muaj për Tiago Silvën.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti