Showbiz29 Qershor 2019, 02:37

Kledi Kadiu surprizon bashkëshorten! Në përvjetorin e martesës, publikon momente emocionuese nga dasma e tij

Shkruar nga Pamfleti

Kledi Kadiu surprizon bashkëshorten! Në përvjetorin e martesës, publikon momente emocionuese nga dasma e tij

Kledi Kadiu është një nga balerinët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. Ai prej vitesh është shpërngulur në Itali nga ku ushtron dhe profesionin e tij.

Sot, Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte, festojnë 1 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë.

Për të surprizuar bashkëshorten e tij por edhe të gjithë ndjekësit, Kledi ka postuar në Instagram, “mini-filmin” e dasmës së tij, duke shkruar përbri:

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”

28•06•2018 È già trascorso un anno da quel giorno indimenticabile…ricordo le emozioni indescrivibili e quell’attesa nel vederti comparire e camminare verso di me…BELLA… come sempre. Ti Amo Charlotte @charlotte.lazzari Video by @videostudiorobertomarchionne

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on

codramol
smile

Showbiz