Aktualitet16 Janar 2019, 22:04

Klemend Balili është strehuar nga Meta e Manjani në Tiranë?! “Eskobari” pranon se fshihej në zonën ku jeton Presidenti

Shkruar nga Pamfleti
Klemend Balili është strehuar nga Meta e Manjani në Tiranë?!

Klemend Balili është strehuar nga Meta e Manjani në Tiranë?! “Eskobari” pranon se fshihej në zonën ku jeton Presidenti dhe ish ministrat

Një pohim të tillë e ka bërë vetë “Eskobari i Ballkanit”, ku nënvizoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën ku ka shtëpinë Presidenti Ilir Meta, ministra dhe ish ministra. “Pamfleti” ka shkruajtur se Klemend Balili është fshehur për shumë kohë herë në shtëpinë e Metës e herë në atë të ish ministrit të Drejtësisë Manjani. Madje kemi nënvizuar se shtëpia e tyre është vënë nën survejim nga ana e organeve ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, por që me sa duket është pikasur nga Balili e strehuesit dhe “Eskobari i Ballkanit” është larguar në rezidencë tjetër. Vërtetësinë e lajmeve të “Pamfletit” e ka pohuar dhe vetë Klemend Balili, i cili ka thënë se ka qëndruar për shumë kohë në Tiranë, i fshehur në zonën ku ka shtëpinë Meta por dhe ish ministri Manjani. Ndaj hetimin duhet të fillojë pikërisht me marrjen në pyetje të Metës dhe Manjanit

Një ndër skenarët më të fortë të kriminelëve për të mos rënë në dorën e organeve ligjzbatuese, është qëndrimi sa më pranë zonave të popullura, dhe pranë institucioneve më të larta të sigurisë.

Policia gjithnjë është e prirur të kërkojë në drejtim të paditur, ndërkohë që elementi kriminal i shpallur në kërkim e pi kafen afër ministrisë së Brendshme, përballë drejtorisë së policisë apo komisariateve, në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Kështu ka ndodhur dhe me supertrafikantin e drogës, Klemend Balili, i cili shumicën më të madhe të kohës ka qënë në Tiranë dhe ka qëndruar i fshehur në një zonë të populluar nga ministra, ish ministra dhe madje Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Një pohim të tillë e ka bërë vetë “Eskobari i Ballkanit”, në deklarimin që ka bërë për gazetarin investigativ Artan Hoxha, ku nënvizoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën ku ka shtëpinë Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra dhe ish ministra.

“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme.

Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira.

Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin”, tha gazetari Artan Hoxha.

“Pamfleti” ka shkruajtur disa herë që Klemend Balili është fshehur për shumë kohë, herë në shtëpinë e Metës e herë në atë të ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Madje kemi nënvizuar se shtëpia e tyre është vënë nën survejim nga ana e organeve ligjzbatuese shqiptare e partnerëve ndërkombëtarë, por që me sa duket është pikasur nga Balili e strehuesit, dhe “Eskobari i Ballkanit” është larguar në rezidencë tjetër.

Vërtetësinë e lajmeve të “Pamfletit” e ka pohuar vetë Klemend Balili, i cili ka thënë se ka qëndruar për shumë kohë në Tiranë, i fshehur në zonën ku ka shtëpinë Meta por dhe ish ministri Manjani. Ndaj hetimin duhet të fillojë pikërisht me marrjen në pyetje të Metës dhe Manjanit./Pamfleti/

Kryesore Klemend Balili është strehuar nga Meta e Manjani në Tiranë?! “Eskobari” pranon se fshihej në zonën ku jeton Presidenti dhe ish ministrat