Aktualitet18 Prill 2018, 07:29

Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë!

Shkruar nga Pamfleti
Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ishte një arritje e madhe, sipas qeverive përkatëse.

Rama menjëherë doli dhe lavdëroi qeverinë e tij, por nuk harroi edhe qeveritë e mëparshme duke thënë se të gjithë kontribuan për këtë arritje.

Opozita edhe pse u duk e gëzuar për këtë hap të rëndësishëm, filloi duke e dredhur muhabetin.

Duke mos dashur që ti japin vlerë Ramës, demokratët filluar të gjejnë defektet e dhuratës së Brukselit për Shqipërinë.

Një nga demokratët e flaktë, djali i Fahri Balliut, Klevisi, i cili është edhe deputet, doli në media dhe foli për të metat e raportit.

Por duket se deputeti demokrat nuk ia ka shumë idenë procesit të negociatave dhe bëri një gafë që u përhap menjëherë në rrjet.

Ai u shpreh në studion e emisionit “360 gradë” në televizionin “Ora News”, ekzaktësisht: “Rekomandimi është gjë e mirë, se duhet për integrimin.”

Duhet që Basha, para se ti nxjerrë në media deputetët e tij, ti mësojë për rëndësinë e hapat e negociatave dhe integrimit në BE.

Aktualitet Klevisi i Bashës nuk ia ka idenë BE-së. Gafa e tij i la të gjithë me gojë hapur. Për të qeshur e për të qarë!