Aktualitet 8 Tetor 2018, 12:59

KLIKA/80% e posteve nëpër ministri i kanë 67 familje e krushqi, 600 fise kanë 70% të vendeve në administratë

Shkruar nga Pamfleti
KLIKA/80% e posteve nëpër ministri i kanë 67 familje e krushqi,

KLIKA/80% e posteve nëpër ministri i kanë 67 familje e krushqi, 600 fise kanë 70% të vendeve në administratë

Pushtet- familja /12 ministra dhe 123 deputetë, kanë të punësuar si shefa në kryeministri, nëpër ministri, parlament, inspektoriate, BSH, ambasada, polici, ushtri, shëndetësi, arsim e pushtet lokal, bashkëshortët, fëmijët, vëllezërit, mbesat, nipërit, prindërit, nuset, dhëndurët e krushqit

Kreu i PS, ka krijuar grupe pune për propagandë e teste në popull, me qëllim pastrimin e imazhit të pushtetit dhe verifikimin e numrit të votuesve të mundshëm faktik, që ka deri në këto momente “rilindja”.

Deri tani, kryesocialisti Edi Rama, ka marrë të dhëna nga Endri Fuga, i cili i ka raportuar se ka arritur të hapë e hedh në veprim, 1.1 milionë adresa aktive në FB, me miltantë të paguar nga shteti, të cilët bëjnë propagandën pro qeveritare dhe sulmojnë kundërshtarët.

Raport të saktë e të plotë, ka dhënë dhe Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, lidhur me detyrën e lënë nga kryeministri, për të evidentuar në bashkëpunim me ministrat dhe deputetët, se cila është struktura “familjare” e të punësuarve në zyrat e shtetit (votat e sigurta).

Sipas të dhënave konfidenciale, që “PAMFLETI”, ka marrë nga zyrat e DAP, rezulton së admiistrata publike në Shqipëri është struktuar, si “rrjet merimange” nepotike, ku të gjithë postet drejtuese dhe zyrat e shtetit, janë të lidhura me njëra-njera-tjetrën, nga fije familjare, krushqie e fisnore, pa llogaritur lidhjet shoqërore e intime.

Struktura e administratës së pushtetit qendror të PS, rezulton të jetë e tillë: 80% të posteve të larta në kryeministri dhe në 13 ministri, si sekretarë të përgjithëm, këshilltarë, drejtorë tenderësh, financë-ekonomie, privatizimi, licensash, auditi brendshëm dhe zv/ministra, janë të uzurpuar nga 67 familje, me përbërje prindër, fëmijë, nuse, dhëndurë, ndërsa 30% e tyre kanë lidhje familjare e fisnore direkte, me kryeministrin dhe ministrat.

Këta janë të shpërndarë nëpër ministri, duke punësuar famijarët e njeri-tjetri, ku gruaja burri, motra, kunata, djali, nipi mbesa, dhëndurët, baxhanakët, nuset dhe krushqit e shefave të një ministrie, të kuvendit, parlamentit, inspektorateve qendrore, sekretarëve të përgjithshëm, zv/ministrave, këshilltarëve e drejtorëve qendror, punojnë nëpër ministri e institucione të tjera, duke shkëmbyer vendet e punës.

Mirëpo qendra dhe fijet e kësaj “merimange” nepotike, kanë zgjatimet e tyre në nivelin e dytë të administratës shtetërore, në rrethe e qytete, ku komandojnë 600 fise e krushqi, të cilët kanë punësuar, familjarë të njeri-tjetrit, si drejtues e nëpunës në arsim, shëndetësi, ambasada, polici, bujqësi, tatime, dogana, porte detare, ujësjellësa, bashki, qarqe, prefektura, OSHE, KESH, bashki e kudo ku ka zyra shteti./Pamfleti

 

Ja një evidencë e rrjetës nepotike, në kryeministri dhe 7 ministri

 

 

Dossier 600 fise kanë 70% të vendeve në administratë 80% e posteve nëpër ministri i kanë 67 familje e krushqi KLIKA