Kulture10 Dhjetor 2018, 15:54

KLIKA/Berisha 30 vjet në politikë, 55 vjet më i madh se studentët, të tjerët po bëhen gjyshër në parlament

Shkruar nga Pamfleti
KLIKA/Berisha 30 vjet në politikë, 55 vjet më i madh se

KLIKA/Berisha 30 vjet në politikë, 55 vjet më i madh se studentët, të tjerët po bëhen gjyshër në parlament

Prej 28 vitesh, po sundojnë duke e kthyer  politikën dhe shtetin në çiflik privat, duke votuar e shpëtuar njëri-tjetrin nga drejtësia, duke ndërruar postet qeveritare nga 2-3 herë, ja nga sa vite kanë horrat e PS, PD, LSI, që po mundohen të shuajnë protestën studentore e popullore, mbasi e dinë shumë mirë, që pas masivizimit, urrejtja popullore do t’i heq zvarrë, do t’i detyrojë të ikin e të ngordhin në arrati, ose në “vilat” e drejtësisë, si gjithë diktatorët e kohëve moderne

Kanë kapur politikën e pushtetin dhe, jo vetëm nuk japin dorëheqje, por të vrasin nëse tenton t’i heqësh, siç vepruan Berisha e Metaj më 21 janar 2011, siç po kërcënon edhe Rama, tani që studentët e bashkë me ta shqiptarët, po i kërkojnë të lerë fodullëkun, pazaret, hajdutëritë e lidhjet me krimin, dhe të zgjidh hallet e popullit, ndryshe nuk do ketë kohë, të vesh as brekushet.

Të mësuar, me privilegjet dhe pasurimin përrallor nëpërmjet pushtetit, të tre krerët e bandave PD, PS, LSI, po vazhdojnë sundimin e tyre prej afro 30 vitesh, ndaj të tmerruar prej fundit të tyre, i janë vërsulur protestës srudentore me mashtrime, joshje, lajka, hijena, me kulaç e kërbaç, për ta shuar.

 

Ja vitet dhe postet e sundimit të tyre

SALI BERISHA: Ka 7 mandate deputeti, 2 herë President dhe 2 herë Kryeministër.

GRAMOZ RUÇI: Ka qenë 1 herë ministër, 8 mandate deputeti, 1 Kryetar Kuvendi.

ILIR METAJ: Ka 7 mandate deputeti, 4 herë ministër, 2 herë Kryeministër, 1 herë Sekretar Shteti, 2 herë si Zv/kryeministër, 1 herë Kryetar Kuvendi, 1 herë President.

EDI RAMA: Ka 3 mandate kryebashkiak, 1 herë ministër, 2 herë deputet, 2 herë Kryeministër. LULZIM BASHA: Ka 3 mandet deputeti, 3 herë ministër, 1 herë si kryetar bashkie.

FATMIR XHAFAJ: Ka 5 mandate deputeti dhe 3 herë si ministër.

DAMIAN GJIKNURI: Ka 3 mandate deputeti, 2 herë ministër, 1 herë shef SHIK (1997-1998).

TOM DOSHI: Ka 4 mandate deputeti.

FATMIR MEHDIU: Ka 5 mandate deputeti dhe 2 herë ministër.

TRITAN SHEHU: Ka 7 mandate deputeti, 2 herë ministër, 1 herë Zv/kryrministër.

ILIR BEQJA: Ka 3 mandate deputeti, 8 vite drejtor i ISSH dhe 1 herë ministër.

MONIKA KRYEMADHI: Ka 4 mandate deputeti.

ARBEN AHMETAJ: Ka 2 mandate deputeti, 2 herë zv/minister dhe 3 herë ministër.

PETRIT VASILI: Ka 3 mandate deputeti dhe 2 herë ministër.

EDMOND SPAHO: Ka mandate deputeti dhe 1 herë N/kryetar Kuvendi.

NASIP NAÇO: Ka 3 mandate deputeti, 1 herë N/kryetar Kuvendi dhe 2 herë ministër.

EDMOND HAXHINASTO: Ka 3 mandate deputeti, 1 Zv/kryeministër dhe 2 herë ministër.

EDMOND PANARITI: Ka 2 mandate deputeti dhe 2 herë ministër.

TAULANT BALLA: Ka 4 mandate deputeti.

ANASATAS ANGJELI: Ka 6 mandate deputeti dhe 3 herë ministër.

GENC POLLO: Ka 6 mandate deputeti, 1 herë Zv/kryeministër dhe 2 herë minister.

LINDITA NIKOLLA: Ka 8 vite kryetare bashkiake, 2 mandate deputeti dhe 2 herë ministre.

VANGJEL DULE: Ka 7 mandate deputeti dhe 1 herë N/kryetar Kuvendi.

BASHKIM FINO: Ka 6 mandate deputeti, 1 Kryeministër, 1 Zv/kryeministër, 4 herë minister.

DASHAMIR SHEHI: Ka 5 mandate deputeti, 1 Zv/kryeministër dhe 1 herë minister.

BLENDI KLOSI: Ka 5 mandate deputeti dhe 4 herë ministër.

ALDO BUMÇI: Ka 4 madnate deputeti dhe 3 herë ministër.

EDI PALOKA: Ka 5 mandate deputeti dhe 1 herë N/kryetar Kuvendi.

PANDELI MAJKO: Ka 7 mandate deputeti, 1 herë ministër, 1 zv/kryeministër, 1 Kryeministër.

FLAMUR NOKA: Ka 3 mandate deputeti dhe 1 herë ministër.

NIKO PELESHI: Ka 2 mandate deputeti, 1 herë prefekt, 2 herë kryebashkiak, 1 herë Zv/kryeministër dhe 1 herë ministër.

 

 

 

Karikatura 55 vjet më i madh se studentët KLIKA/Berisha 30 vjet në politikë të tjerët po bëhen gjyshër në parlament