Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve në Elbasan.
Sipas Lalës personi që zotëron magzinën me armët e sekuestruara është dikush që ka marrëdhënie shumë të ngushta me një Prokuror i cili punon në Prokurorinë e Elbasanit.
“Magazina ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion,”-mësohet të ketë thënë Lala.
RENEA ka zbarkuar në Elbasan më datë 1 korrik, ku ka zbuluar një magazinë me arsenal armësh të cilat janë sekuestruar. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ketë lidhje me vrasjen e 22-vjeçares Klevi Bahos.