Klopp “armik i popullit” nga UEFA: Duhet të ndryshojnë sport!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është karizmatik, shumë karizmatik. Ai foli sërish në lidhje me UEFA Nations League. Trajneri gjerman nuk ka frikë të deklarojë se çfarë mendon. 

“Është njësoj sikur Anthony Joshua të ndeshet çdo dy net”.

“Të Kuqtë” kanë patur një numër të madh lojtarësh që kanë luajtur në Nations League dhe Klopp ka thënë se është një lodhje e panevojshme.

“Në një pikë të caktuar duhet të ndalemi dhe të mendojmë a duam të shohim opera çdo natë, apo çdo dy muaj? Askush nuk do ta shikojë Anthony Joshua të ndeshet çdo dy net. Është e pamundur. Në asnjë sport tjetër nuk ndodh”, ka thënë Klopp për BBC.

“Vetëm në futboll të gjithë duan të kenë kompeticione me skuadra që bien nga kategoria, ngjiten, luajnë për diçka. Nations League është një ide e mirë, por duhet bërë në një sport tjetër, sepse nuk ka vend në futboll për të”.

“Gjithsesi, këto gjëra mund t’ia kisha thënë edhe makinës sime të kafesë, sepse askujt nuk i intereson mendimi im”.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti