Ditën e urdhërit për auditim, kreu i KLSH Arben Shehu, ka takuar shefen e BKH/ Auditimi në këtë institucon, po bëhet pas skandalit 10.8 milionë Euro vjedhje në tenderin për uniformat e policisë dhe pas tenderëve ushqimorë e makinave me qira për policinë, ku ka indicie për mashtrim shkresor e korrupsion, ndërsa është gati dhe raporti për 37.8 milionë Euro rrugë të shëmbura në Borsh, Vlorë e Skrapar, për shkak të vjedhjes së fondeve nga firma “Salillari”
Kreu i KLSH, Arben Shehu, ka nxjerrë vendim për të kryer një tjetër kontroll ekonomiko-financiar, lidhur me tenderët në Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara brenda saj, ku bëhen 100% e tenderëve të policisë e afro 80% e tenderëve të krejt vendit.
Nuk është “Plan kontrolli”, por reagim i KLSH, pas denoncimeve të shumta, që janë bërë në media, për aferat korruptive me fondet publike në këtë ministri e polici; maskuar pas tenderëve, të cilët kanë rezultuar me procedura shpërdorim detyre e përmbajtje krim ekonomiko-financiar.
Ky kontroll, do bëhet duke nisur nga tenderët dhe administrimi i fondeve e të ardhurave, që ka ministria e Brendshme prej datës 1 janar 2018 e deri sot, duke përfshirë dhe periudhën deri më 30 mars 2021, për tenderët apo shpenzimet në planifikim e proces.
Tashmë, ky kontroll është përfshirë në programin e auditimeve vjetore, por si indicie “emergjence” është bërë skandali me vjedhje 10.8 milionë Euro, në tenderin për uniformat e policisë, për 134 tenderët ushqimorë dhe 5 tenderët për makina me qira, me fond limit e kontrata 2-2.5 milionë Euro për 2-3 vite.
Ndërsa ky kontroll fillon nga data 1 janar 2018, kujtojmë se KLSH ka bërë dhe 1 kontroll tjetër me Nr.618/2 e po me këtë objekt, për periudhën 1 janar 2016-31 dhjetor 2017, lidhur me tenderët e Fatmir Xhafajt e Ardi Veliut.
Po kështu, është dhe kontrolli i përfunduar në qershor 2019, dosja e të cilit është çuar për hetim në prokurori; ndërsa tani, aferat e shtuara e të denoncuara në 6 mujorin e dytë të 2020-ës dhe 2 muajt e parë 2021, janë bërë indicie, për një ri-skanim të krejt tenderëve të 3 viteve të fundit.
KLSH, hetim dhe për 3 rrugët e shembura të “Salillarit” në Borsh, Orikum e Skrapar
Pothuajse është gati dhe raporti i KLSH, për për 3 rrugët në akset Borsh-Sarandë; Vlorë-Orikum e Skrapar-Përmet, të ndërtuara me tendera pa garë nga firma “Salillari”, dhënë nga drejtorët Ergys Verdho i ARRSH dhe Dritan Agolli i FSHZH.
Vlera e këtyre rrugëve, prej 2 muajsh të pa rehabilituara nga firma “Salillari” e të lëna gërmadhë; kanë patur vlerë totale kontrate 37.8 milionë Euro; por u vidhisën vetëm 1 vit pas dorëzimit me garanci për 10 vite e mirëmbajtje për 5 vite, po nga firma “Salillari”, për të cilën SPAK ka mbi tavolinë 5 dosje krimi ekonomiko-financiar./Pamfleti