Sport11 Qershor 2019, 18:41

Klubi i madh i Italisë do mesfushorin shqiptar, pranë goditjes big

Shkruar nga Pamfleti
Klubi i madh i Italisë do mesfushorin shqiptar, pranë goditjes big

Emanuele Ndoj mbylli një sezon të shkëlqyer me Breshian, teksa ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar u shpall kampion i Serie B. Sipas “Gazzeta Dello Sport”,  për shërbimet e 22-vjeçarit interesohet Palermo.

Klubi sicilian nuk mundi të siguronte rikthimin në elitën e futbollit italian, madje ata u dënuan me zbritje në Serie C për mashtrim në bilancet financiare, dënim ky që u shfuqizua pas apelimit nga ana e klubit.

Palermo ka ndërruar pronarë pak muaj më parë. Presidenti ikonë i këtij klubi, Zamparini, i dha fund njëherë e mirë me futbollin dhe vendin e tij e kanë zënë një grup biznesmenësh anglezë, të cilët duan të rikthejnë klubin në Serie A.

 

Sport