Kosova20 Gusht 2019, 07:36

Koalicionet në Kosovë, alarmon Zeka: Po bëhen për të mbuluar dështimet e partive

Shkruar nga Pamfleti
Koalicionet në Kosovë, alarmon Zeka: Po bëhen për të

Koalicionet në Kosovë, alarmon Zeka: Po bëhen për të mbuluar dështimet e partive

Milaim Zeka ka bërë një reagim ën rrjetet sociale në lidhje me situatën politike në Kosovë. Sipas Zekës, koalicionet mesa partive po bëhen për të mbuluar dështimet e tyre.

Ai thekson më tej se se partia PEK do të jetë e sinqertë ndaj popullit, duke krijuar atmosferë për jetë në Kosovë, pa tvsh, pa homologim etj.

Në fund të reagimit të tij, Zeka shkruan një premtim e humor teksa shprehet se do hapë burgjet për politikanët që e kanë shkatërruar vendin.

Reagimi i Milaim Zekës

Paftyresia e partive te kualicionet parazgjedhore

Hajde e biri ne fije pse po behen keto kualicione?! Vetem me mashtru qytetarin e Kosoves. Vetem me mbulu hajnite dhe deshtimet e partive.

Shikojeni se ku e ka degradu Prishtinen Shpend Ahmeti?! Qytet xhungel. Qytet pa gjelbrim, pa kend lojerash per femi, pa trotuare, pa rruge, pa lifta neper ndertesa. Thjeshte asnje ndryshim pozitiv.

Per qeveri nuk kemi se çka me fole. Çdo gja ashte no coment. Tregohum nje sen te hajerit qe e mbani ne mend?! Sinqerisht kisha pas qef me dite. 88 zevendesministra. Miliona te vjedhur. Kjo qeveri na ka folur vetem per Serbine e Vuçiqin. Ka kriju psikozen e luftes. Kjo ka bere qe rinia te ike nga vendi ne numer me te madh se sa ne kohen e Millosheviçit.

Partia Euroatlantike e Kosoves nuk frigohet nese nuk hyne ne Parlament. Ne frigohemi nese e rrejme dhe e vjedhim Kosoven! Ne nuk gatuajme dhe nuk servirim rrena per me ardhe ne pushtet, qe permes pushtetit me vjedhe djersen e popullit. Ne premtojme uje, rryme, spitale, shkolla, çerdhe, heqeje tvsh ne dogana, heqeje te homologimit, zero dogane per makina te importuara, zero tax per investime nga diaspora dhe investitoret e huaje…

Ne pemtojme se me ne nuk ka tabela zyrtare! Me ne nuk do te vidhet paraja publike. Me ne nuk ka zyra punesimi neper parti politike!

Premtojme hapjen e burgjeve te reja per ata qe e kane shkaterru kete vend!!!

Prishtine alarmon Zeka: Po bëhen për të mbuluar dështimet e partive Koalicionet në Kosovë