Kosova 7 Tetor 2019, 17:07

Koçijançiç me elozhe për Kosovën: 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti
Koçijançiç me elozhe për Kosovën: 6 tetori ishte

Kosova tregoi një kulturë demokratike për t’u marrë shembull jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përsa I përket procesit të zgjedhje të parakohshme më 6 tetor. Procesi kaloi pa asnjë incident dhe dhe numërimi e rezultatet u bënë në kohë rekord çka bëri që edhe Bashkimi Evropian të thurrte elozhe për Kosovën.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç tha se “6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”. Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë, Kocijançiç theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançic.

Bashkimi Evropian dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor. Misioni do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm. Kujtojmë se Kosova nuk ka nevojë vetëm për fjalë, por ka nevojë pë liberalizimin e vizave dhe ky proces zgjedhor mjafton për ta merituar atë. /Pamfleti

Prishtine