Politike19 Gusht 2019, 22:13

Kodi Zgjedhor lë Metën me gisht në gojë, nuk ka punë me zgjedhjet e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Kodi Zgjedhor lë Metën me gisht në gojë, nuk ka punë me

Bastioni i fundit i demokratëve tashmë zyrtarisht ka 51 këshilltarë të ri bashkiak të zgjedhur nga votimet e 30 qershorit. Pas kostituimit, të majtët zgjodhën Brisela Kadiun kryetare të Këshillit me 48 vota si dhe 3 nënkryetarë Terez Brixha, Arvit Tosja dhe Suada Selimi.

Pas tërheqjes së socialistit Valdrin Pjetrit, në zyrën e Bashkisë vijon të qëndrojë Voltana Ademi, të cilës i mbaron mandati ditën e martë.Kryetarja e re e Këshillit pas marrjes së detyrës ka deklaruar se do të informojë institucionet për vakancën.

Por për këtë çështje ekspertët nahen në dy qëndrime. Neni 160 pika 1 shkronja a i Kodit Zgjedhor sqaron se KQZ me kërkesë të subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një apo më shumë qendra votimi, në rast se kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor. Ndërsa neni 161 pika 6 përcakton se vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit.

Me anë të kësaj dispozite ligjore socialistët nxjerrin jashtë loje Presidentin e Republikës, i cili ka deklaruar se nuk do të dekretojë datë të re zgjedhjesh për Shkodrën, duke ju referuar 13 tetorit si data e vetme kushtetuese për votimet lokale. Një tjetër pikë është dhe përcaktimi kushtetues sipas të cilit Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve.

Politike