Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar sot për herë të parë lidhur me detyrën e saj të re në krye të MEPJ. Me anë të një postimi në Twitter, Ministrja Xhaçka shprehet se është mirënjohëse ndaj kryeministrit Edi Rama që i besoi pozicionin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu, Xhaçka ka falënderuar edhe ish-ministrin Gent Cakaj, për punën dhe mbështetjen e tij.
“Kjo është një kohë vendimtare për Diplomacinë Shqiptare”, shkruan kryediplomatja.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI