Aktualitet17 Shtator 2019, 15:59

Komandanti i Gardës, Gramoz Sako; natën ruan kryeministrin, ministrat e Lali Erin, ndërsa ditën “rruan” miliarda lekë t

Shkruar nga Pamfleti
Komandanti i Gardës, Gramoz Sako; natën ruan kryeministrin, ministrat

KA PËRFITUAR 13.7 MILIARDË LEKË FONDE SHTETI NË VITET 2014-2019/ A e di kryegardisti, motivin përse vëllai i tij, që administron këtë firmë ndërtimi e lëndësh plasëse; ka ndryshuar mbiemrin më 20 mars 2012, si dhe a ka patur “shoqëri” ortaku i tij nga Surreli, me ish-shoferin e Fatmir Xhafës të (vetë)vrarë me 3 plumba; shkrehur në intervale çdo 3 sekonda, brenda mjediseve të Gardës, brenda garazhit e makinës jo zyrtare të vëllait të Geronit

Disa ditë më parë, redaksia “PAMFLETI”, pubikoi një seri indiciesh, të shoqëruara me disa detaje konkrete, për zhdukje provash faktike, të bëra nga Komandanti i Gardës, Gramoz Sako dhe “kapteri” i tij, të cilat gjenden në dosjen e parë hetimore, të vetëvrasjes së shoferit të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Kjo (vetë)vrasje, u krye në garazhin dhe makinën e ish-ministrit Xhafaj brenda Gardës, ndërsa ky “nuk dinte asgjë”; aq sa po habiten dhe eskpertët e FBI, se si ka mundësi, që i ndjeri Sh. Qordja, pasi është vetë-vrarë me 3 plumba të shkrehur në interval çdo 3 sekonda, është çuar e ka mbyllur derën e garazhit, me dry nga jashtë.

Pas publikimit të shkrimit, në redaksi kanë ardhur shumë mesazhe, madje dhe kërcënuese për heshtje; mes tyre një mesazh për lidhjet e pista në kësi punësh e skenarësh mafiozë; që flet për një biznes ndërtimi e lëndësh plasëse të Komandantit të Gardës, Gramoz Sako; me të cilin përlan miliarda lekë, por nuk del të “përqafohet në media” me Edi Ramën, siç bëjnë Ulaj e Gjoka.

Biznesi quhet “2T” dhe vepron i maskuar, pas emrit të vëllait të tij, Artan Sako, i cili, në datën 29.03.2012, si gjithë të përzgjedhurit e “rilindjes”, që kanë bërë “gabime kur kanë qenë të vegjël 19-20-vjeç”; ka ndryshuar mbiemrin në “Saka” e që, krejt “rastësisht” është në ortakëri, me një banor të zonës së Surrelit, i njohur i ish-shoferit të (vetë)vrarë të Fatmir Xhafajt.

Nuk është e ndaluar, të ushtrohet aktivitet biznesi, por sipas Ligjit Nr .9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e Konfliktit të Interesave”; ky biznes ka kryer veprimtari të paligjshme financiare; pasi ka përfituar miliarda lekë nga tenderët shtetërorë, madje në konflikt të afërt e të plotë interesi; sepse kryegardisti Gramoz Sako, i shërben sigurisë së atyre që firmosin tenderët.

Sipas të dhënave nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se komandant Sako; natën ruan jetën dhe vilat e kryeministrit Rama, ministrave e kryebashkiakut Erjon Veliaj, ndërsa ditën “rruan” miliarda lekë, me tendera që firmosen prej tyre; disa bashkë me oligarkun “Fusha”.

Në vitet 2012-2013, kur në pushtet ishte PD, firma “2T” ka marrë vetëm 4 tendera, me vlerë pune totale 20 milionë, 188 mijë e 813 lekë, ndërsa gjatë viteve 2014-2019, në qeverisjen “Rilindja”, bashkë me emërimin në krye të Gardës, ka nisur e ka vazhduar dhe “mbarësia” e biznesit, duke marrë 52 tendera shteti, me vlerë totale 13.7 miliardë lekë.

Ndoshta, kjo “mbarësi bereqeti” në tendera; përveç “kontributeve në punët e natës”, që bënë kryegardisti Sako në shërbim të shefave të “bllokut Rilindja”, mund të ketë lidhje dhe me faktin; se qysh prej datës 27.03.2019, në administrimin e firmës është shtuar Blerim Balla, një “ekspert” tenderash, që “rastësisht” është me origjinë nga zona dhe fisi i Taulant Ballës.

Mos u çuditni, por dhe pallati me 5 kate, i familjes së zonjës kryeministrore Linda Rama (Basha-Xhillari-Çabiti), është ndërtuar nga firma “2T” e kryegardistit Gramoz Sako, që për “modesti”, përdor emrin e vëllait Artan Sako (Saka) dhe të ortakut në letra, Dritan Troksi nga Surreli, të cilit, me Vendim Nr. 3/1, datë 06.02.2018, të Drejtorisë Policisë-Qarku Tiranë, iu ndalua pajisja me armë zjarri, por thuhet, se pas ndërhyrjes së shef Gramozit e urdhërit të Xhafajt, u lejua. Kaq për sot./Pamfleti/

Kryesore Gramoz Sako; natën ruan kryeministrin Komandanti i Gardës ministrat e Lali Erin ndërsa ditën “rruan” miliarda lekë tendera