Politike10 Shtator 2019, 20:25

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, deputeti socialist: E zgjodhëm vetë, por ka shkelur Kushtetutën dhe ka acaruar kl

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, deputeti socialist: E

Është mbajtur ditën e djeshme Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Deputeti socialist Ervin Bushati është shprehur se komisioni është kërkuar nga maxhoranca, pasi ai dhe Partia Socialiste, janë të bindur se presidenti ka tejkaluar kornizat e Kushtetutës Shqiptare. Më tej deputeti, ka thënë se nuk ka asnjë nen në Kushtetutë që njeh fjalën çdekretim.

Gjithashtu, Bushati i ka kërkuar Metës të sillet si presidenti i të gjithë Shqiptarëve.

“Ky komision është kërkuar nga maxhoranca. Unë kam qenë një nga firmëtarët, sepse jemi të bindur që Meta tejkalojë kornizat Kushtetuese të Shqipërisë, në momentin që mbajti anës e një krahu politikë. ç’dekretoj zgjedhjet 20 ditë para zgjedhje. Në datë 27 qershor dekretoj një tjetër datë. Nuk asnjë nen në Kushtetutë që njeh termin çdekretim. Ky veprim, çoi në acarim të situatës politike. Interpretimi që Meta bëri përtej ligjit, ka vënë në rrezik demokracinë e brishtë që ka vendi ynë. Në fakt, ne e kemi zgjedhur vetë presidentin Meta, ai ka një karrierë të pasur politike, me background të gjërë. Por presidenti duhet të sillet si president i të gjtihë shqiptarëve. Jemi në një moment deçiziv për vendin, pasi jemi në hap larg për të hapur negociatat për në BE, kështu që çdekretimi ishte moment negativ.

Politike