Politike 9 Shtator 2019, 18:02

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Lubonja: Të gjitha palët me po luajnë me fatet e vendit

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Lubonja: Të gjitha

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se presidenti Meta ka krijuar një fasadë pozitive me shtyrjen e zgjedhjeve lokale në 13 tetor. Ai gjykoi se Gjykata Kushtetuese duhej të gjykonte nëse presidenti ka të drejtë apo jo të çdekretojë zgjedhjet e 30 qershorit. Lubonja shtoi se duhej të krijohej një komision hetimor për pretendimin e presidentit se kishte siguruar informacion sekret që para 30 qershorit do të digjej Kuvendi i Shqipërisë.

“Argumentet nuk janë vetëm ligjore. Duhet të merremi nëse ka kompetencë ligjore që presidenti të shtyjë zgjedhjet. Këtë duhej ta vendoste Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Atëherë në çfarë shteti jemi kur policia nuk është pavarur?! Këtu jemi në një situatë ku as autoritarizmi s’është i konsolioduar, demokracia s’ekziston. Kthehemi te udhëheqja e bandave që lufton për interesat. Kështu e shikoj unë.

Çfarë do të hyjmë në Europë me këtë situatë? Si mund të hysh në Europë kur thua se do të digjet kuvendi dhe kjo nuk hetohet fare?! Zgjedhjet me një parti nuk duhet të lejoheshin. Këtë duhet ta kishte bërë dhe mazhoranca. E drejta anon më shumë nga presidenti. Ajo që bie në sy është teatraliteti. Kam shprehur mendimin se Meta mund të kishte lënë presidencën. S’mund ta ndash fitore apo humbje. Humbi gjithë vendi. Meta ka krijuar një fasadë, që dhe ai e di vetë që Rama nuk e përfill. Duhej të ishte krijuar komision parlamentar që të hetonte për djegien e parlamentit. Këta duket sikur nuk janë të vetëdijshëm për atë çfarë bëjnë. Nuk mund të luhet me fatin e vendit”, u shpreh analisti i mirënjohur Lubonja.

Politike