Bota 8 Tetor 2019, 14:04

Kompania cënon intimitetin e punonjëses, pas lindjes së fëmijës i shkatërron jetën

Shkruar nga Pamfleti
Kompania cënon intimitetin e punonjëses, pas lindjes së

Kompania cënon intimitetin e punonjëses, pas lindjes së fëmijës i shkatërron jetën

Një rast i pazakontë dhe me gjasë jo i izoluar, është ai i një punonjëseje në Lombardi të Italisë, e cila e gjeti veten të diskriminuar në punë, pasi zgjodhi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë.

Kërcënime të fshehura pas një toni miqësor nga një konsulent i kompanisë, i cili nxori në dritë një realitet me të cilin përballen shumë femra.

Historia tregohet për italianen Corriere della Sera nga Chiara, e cila punonte prej 15 vitesh për të njëjtën kompani dhe që më parë ishte bërë me fëmijë, por kjo gjë nuk i kishte shkaktuar probleme.

Mirëpo titullarët e kompanisë së fundmi kishin ndryshuar dhe kur Chiara një vit më parë zbuloi se ishte sërish shtatzënë dhe shefi i ri e kishte mësuar, i ishte drejtuar me këto fjalë: “Duhet të më thuash kur partneri yt vendosë të bëheni me fëmijë”.

Por kur Chiara shpjegoi se gjatë tre muajve të parë mund të mos e dish dhe mund të ndodhin shumë gjëra, ai iu përgjigj, “Pse nëse do e kishe humbur fëmijën, nuk do ma kishe thënë”.

Historia ama nuk përfundon këtu, pasi pas shtatzënisë, Chiara nisi të ishte objekt i diskriminimeve të vërteta.

Gruaja e tregon kështu historinë: “Sapo u ktheva në punë nisën të më sulmonin. Gjatë kohës që isha në maternitet, kishin marrë në punë një person me kohë të pacaktuar për të më zëvendësuar dhe një konsulent në kompani më propozoi që të japë dorëheqjen si zgjidhja më e mirë. Më tha  leverdis të pranosh ofertën, pasi nëse do rikthehesh në punë, do të të bëjnë të vdesësh”.

Fjalë të cilat tingëlluan shumë kërcënuese, ndërkohë që gruaja shton se kur u kthye në punë, nuk u prit nga drejtuesit por nga një konsulent, i cili i komunikoi një detyrë tjetër.

“Isha përgjegjëse e repartit, por e gjeta veten duke bërë fotokopje, duke u përgjigjur në citofon, duke arkivuar fashikuj dhe duke shkatërruar dokumente. Në kompjuterin tim nuk ka email, më mbajnë larg mbledhjeve dhe të gjithë më injorojnë. Kishin ndryshuar edhe zilen dhe për të nuk më kishin dhënë akses. Edhe kolegët nisën të më fyenin, duke më vënë në dukje vetëm gabimet”, tregon ajo.

Për këtë arsye Chiara, ka vendosur që ti drejtohet sindikatës, për të kërkuar të drejtën e saj dhe rasti po diskutohet jo pak në shtetin fqinj.

Bota Kompania cënon intimitetin e punonjëses pas lindjes së fëmijës i shkatërron jetën