Kompozitori i madh shqiptar shpreh pakënaqësi ndaj muzikës së ditëve të sotme: Sot i këndojnë dashnores, jo gjyshes

Kompozitori i madh shqiptar shprehet i indinjuar: Sot i këndojnë dashnores jo gjyshes

Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Agim Krajka, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisioni e Bieta Sulo, në ‘Ftesë në pesë’ ku dhe ka treguar për këngët e tij të preferuara. Një ndër këngët më të dashura për të është ‘Këngë për gjyshen’ për të cilën kompozitori i madh shprehet se ndjehet krenar për këtë kompozim. 

Ndër të tjera ai ka rrëfyer se ka patur një marrëdhënie shumë të veçantë me gjyshen e tij dhe se ndjehet shumë krenar dhe i lumtur që i ka kushtuar asaj një këngë. Mjeshtri Krajka nuk ka kaluar pa folur dhe shprehur mendimin e tij për këngët e sotme ku sipas tij shkruhet më tepër për dashnoret sesa gjyshet. 

“Nuk kam dëgjuar asnjë kompozitor deri më tani, qoftë 100 herë më i madh se unë në zanat , nuk kam dëgjuar të bëjnë këngë për gjyshen, për dashnoren po, po për gjyshen jo”-është shprehur Agim Krajka. 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti