Aktualitet16 Maj 2019, 17:55

‘Kompromisi të gjendet para sezonit turistik’, ambasadori austriak këshillon kastën politike: Koha për t’u ulur në tr

Shkruar nga Pamfleti
‘Kompromisi të gjendet para sezonit turistik’, ambasadori

‘Kompromisi të gjendet para sezonit turistik’, ambasadori austriak këshillon kastën politike: Koha për t’u ulur në tryezë

Pasojat më të mëdha të krizës politike mendohet se do të prekin më shumë fushën e sektorit të turizmit. Një vend i cili përfshihet nga trazira dhe protesta të dhunshme nuk do te jetë kurrë ne listën e një turisti për tu vizituar.

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, shqetësimin e operatorëve e ndajnë edhe ndërkombëtarët në vendin tonë.

Ambasadori austriak, Johan Sattler nga Dukati i Vlorës, i kërkoi klasës politike të gjejnë zgjidhje për situatën para sezonit turistik.

Ka ardhur koha ku përfaqësuesit politike të ulen në tavolinë për të gjetur kompromis dhe jo të krijojnë probleme. Uroj që protestat të mos ndikojnë në sezonin turistik të Shqipërisë. Drejtuesit politikë të gjejnë një kompromis para sezonit turistik”.

Një ditë më parë Presidenti Meta gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik në Skrapar theksoi se ekonomia dhe turizmi po dëmtohen për shkak të gjendjes së vështirë politike që po kalon vendi.

Aktualitet Ambasdori austriak ù Kompromisi të gjendet para sezonit turistik